Legjislacioni islam, i cili garanton drejtësi dhe siguri në dispozitat e tij, nuk e ka anashkaluar asnjë aspekt të jetës. Kjo, ngase Kurani fisllik është kushtetuta e ymetit, të cilës i releroherri për mosmarrëveshjet dhe vendimet e ndryshme.
I Lartmadhërishmi ka thënë: "Ne ty ta shpallëm librin, sqarim për çdo send." (En Nahl, 89)
Ligjvënësi nuk i ka lënë pas dore parimet e ecjes në rrugë dhe atij që është në dispozitë të tij, por përkundrazi, Ai ka vendosur parime dhe rregulla për të, në dritën e të cilave ne mund të njohim dispozitat e këtyre incidenteve të reja. Juristët tanë të mëhershëm nuk e kanë lënë pas dore këtë aspekt të jetës, por ata kanë folur për dispozitat e këtyre incidenteve në dritën e Kuranit dhe të Sunetit, në kapitullin e veçantë të shpagimeve (ed dijeh).
Në të, ata kanë përmendur baza dhe degëzime, të cilat tregojnë shkallën e zgjerimit të tyre në përshkrimin e incidenteve dhe në thellësinë e tyre për të bërë dallimin ndërmjet një aksidenti dhe një tjetri. Është e natyrshme që epoka në të cilën juristët i regjistruan këto çështje, nuk i njihte këto automjete të shpejta, siç janë veturat, trenat, avionët dhe këtë sistem të ri të trafikut. Prandaj, ata kanë folur vetëm për automjetet e njohura në epokën e tyre, e që kanë qenë kafshët, qerret, anijet dhe mjetet e udhëtimit, të cilat janë përdorur në mjedisin në të cilin ata kanë jetuar. Por, fjalët e tyre, të bazuara në burimet e Sheriatit (Kurani, Suneti, konsensusi dhe kijasi), para studiuesve bashkëkohorë kanë vendosur parime të përgjithshme, e të cilat mund të zbatohen për gjithçka që ekziston dhe që është e re në botën e transportit tokësor, detar dhe ajror, me nevojën e vërejtjes së ndryshimeve ndërmjet mjeteve të vjena dhe të reja, si dhe ndërmjet sistemit të trafikut të vjetër dhe të ri.
Rregullat e përgjithshme të mirësjelljes në rrugë në Kuranin fisnik
Zoti i Plotfuqishëm i ka bekuar . robërit e Tij me një ligj që e organizon jetën e tyre, me të cilin ata e mbrojnë jetën dhe pasurinë e tyre nga shkatërrimi. Andaj, si rrjedhojë, Zoti i Plotfuqishëm ka vendosur dispozita që e ruajnë personin gjatë jetës së tij. Ajo që e dallon ligjin hyjnor është se ky ligj është ligj i përhershëm deri në Ditën e Gjykimit, kështu që ne e gjejmë se Zoti i Plotfuqishëm në librin e Tij fisnik, ka vendosur baza dhe rregulla të përgjithshme, të cilat njerëzit duhet t'i ndjekin dhe rrallëherë hyjnë në detaje të këtyre dispozitave, përveç disa gjërave që lidhen me adhurimin, trashëgimin dhe të ngjashme. Kjo ngase, aktet e adhurimit janë aspekte adhurimi, të cilat mendja njerëzore mund të mos e kuptoj sekretin e tyre, por përkundrazi ajo nxjerrë efektet që rezultojnë prej tyre, ndërsa trashëgimia është nga ato gjëra që ndodhin konflikte dhe mosmarrëveshje të shumta, kështu që Zoti i Plotfuqishëm e ka detajuar atë në detaje. Sa i përket fushave të tjera, Zoti ka vendosur parime të përgjithshme dhe linja të gjera, nëpër të cilat njerëzit obligohen të ecin, në mënyrë që jeta e tyre të jetë e organizuar dhe që veprimet e tyre të jenë të drejta. Për sa i përket mënyrës së zbrit jes së tyre në tokën e realitetit, mendjeve të njerëzve u është lënë një hapësirë e gjerë për të vendosur plane që ta kombinojnë jetën e njerëzve me mësimet e Zotit të Plotfuqishëm, ngase ato janë bazë për vazhdimësinë e ekzistencës njerëzore. Nëse flasim për rrugën dhe edukatën e saj, gjejmë se Zoti i Plotfuqishëm ka percaktuar rregulla të përgjithshme, të cilat rregullojnë rendin e rrugës, ruajnë kalimin e tyre dhe ecjen në të. Madje, gjejmë zbatime praktike nga Pejgamberi a.s., dhe nga shokët e tij fisnik, dhe kjo në përputhje me epokën në të cilën ata jetuan, e të cilat zakonisht hyjnë në rregullat e përgjithshme të Kuranit.
Ato të cilat zakonisht hyjnë nën këtë kapitull, ne mund t'i vendosim në katër parime të përgjithshme:
• Rruga është nga dhuntitë e Zotit të Plotfuqishëm për të cilën duhet të falënderohet;
• Paralajmërimi kundër fatkeqësive në rrugë dhe shkatërrimeve në të;
• Obligueshmëria e ndjekjes së rregulloreve dhe ligjeve të cilat i ka nxjerrë njeriu në përputhje me kohën në të cilën jeton;
• Vendosja e ndëshkimeve për njerëzit që bëjnë shkatërrime në rrugë.
Rruga është nga dhuntitë e Zotit
Rruga është nga dhuntitë e Zotit të Plotfuqishëm për të cilën duhet të falënderohet.
Zoti i Plotfuqishëm i ka dhënë robërve të Tij dhunti të mëdha, e më e madhja ndër to është kjo tokë, të cilën ia nënshtroi njeriut dhe ia lehtësoi atij rrugët e saj. I Plotfuqishmi ka thënë: "E tokën e kemi shtruar dhe në të kemi vënë kodra dhe kemi bërë që në të, të mbijnë bimë të caktuara të të gjitha llojeve. Dhe Ne ju krijuam juve në të jetesën (mjetet për jetë) e edhe atyre për të cilët ju nuk jeni furnizues. E nuk ka asnjë send që të mos ta ketë burimin te Ne, po Ne nuk e japim atë ndryshe vetëm sipas një mase të caktuar (të nevojshme)." (El Hixhr, 19-21)
Përmes historisë së Sebes, i Plotfuqishmi, ka treguar dhuntinë e sigurisë në rrugë, dhe se ajo është bazë e përparimit të tyre ekonomik dhe sigurimit të tyre psikologjik, ku net dhe ditë të tëra, i shkëpusin brenda një periudhe të shkurtër kohore duke qenë të sigurt në vetvete, në nderin dhe pasurinë e tyre. Kështu që gjendja e tyre u drejtua, fshatrat u shtuan dhe u afruan, distanca u zvogëlua dhe jeta u ringjallë. Zoti i Plotfuqishëm ka thënë: "Dhe, në mes tyre dhe mes fshatrave të bekuara (në Sham), ju bëmë fshatra të njëpasnjëshme dhe ju bëmë udhëtim të përshtatshëm. Udhëtoni sigurt nëpër to natën e ditën." (Sebe, 18)
Urtësia e nxjerrë nga ky ajet nuk është gjerësia e rrugës, por është ofrimi i sigurisë dhe rehatisë në të, në mënyrë që njeriu të dalë i sigurt në të për të përmbushur nevojat e tij në paqe dhe rehati. Për këtë, kur banorët e Sebes bënë çrregullime në tokë, ata e humbën sigurinë e udhëtimit në udhëtimet e tyre dhe e ndienin largësinë e distancës, kështu që sigurinë e zëvendësuan me frikë, përparimin me prapambeturi, e stabilitetit me çrregullim. Me këtë, jetesa e tyre u prek dhe ndërtimi i tyre ra. I Plotfuqishme ka thënë: "Po ata thanë:
"Zoti ynë, na i largo udhëtimet tona!" e ashtu e dëmtuan vetën dhe i bëmë ata ngjarje tregimesh, i ndamë plotësisht. Në këtë ka argument për secilin durimtar e mirënjohës." (Sebe, 19)
Rrugët dhe vendet e ecjes janë ndër dhuntitë e Zotit të Plotfuqishëm, të cilat flasin për madhështinë e Tij dhe tregojnë për ekzistimin e Tij. Kështu që, nëse është siguria në to, atëherë ato janë elemente të mirësisë, ndërtimit dhe përparimit për popujt dhe shoqëritë njerëzore. Prandaj, ne gjejmë se sot, njëra prej shkaqeve të zhvillimit të shoqërive të përparuara është zgjerimi i rrugëve dhe siguria në to. Nga shkaktarët më të mëdhenj në rrugë, që e prishin elementin e sigurisë është mosrespektimi i edukatës së rrugës, arroganca dhe mendjemadhësia në to. Kështu që, këto rrugë, në vend që të jenë mjet i përparimit të popujve, ato bëhen mjet terrori dhe frike. Nëse shohim zbatimin praktik të Pejgamberit a.s., ne gjejmë se ai urdhëron për sigurinë rrugore. Në hadithin e transmetuar nga Ebu Seid el Hudriu r.a., Pejgamberi a.s., ka thënë:
"Ruajuni ndejave në rrugë. Ata thanë: O i Dërguari i Allahut, ndejat në rrugë janë të domosdoshme, ne bisedojmë në to. Ai tha: Në qoftë se nuk keni zgjidhje tjetër, atëherë jepjani hakun rrugës." Ata i thanë: E cili është haku i saj, o i Dërguari i Allahut? Ai tha: "Ulja e shikimit, ndalimi nga dëmtimi, kthimi i selamit, urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga të këqijat."(1)
Ky hadith na tregon rëndësinë e rrugës në Islam dhe tregon qartë për të drejtën e rrugës, ku kalimin nëpër të e ka bërë karakteristikë të një personi që ka të drejta e që duhen respektuar. Këtë edukatë të rrugës e përhapi Pejgamberi a.s., në përputhje me kohën në të cilën ai jetoi, duke e falënderuar Zotin e Plotfuqishëm, që ia lehtësoi njerëzve jetesën e tyre dhe që ua bëri të lehtë lëvizjen dhe së dyti, për të ruajtur dhuntinë e sigurisë rrugore nga keqpërdoruesit. Sot ne kemi më përparësi që ta praktikojmë këtë edukatë të rrugës në përputhje me atë që quhet "siguria rrugore".
Paralajmërimi kundër fatkeqësive
Ruajtjen e rrugëve, sigurinë e tyre dhe mos bërjen çrregullime në to, Sheriati e konsideroi pjesë të efekteve të besimit të myslimanit, pasi që ai buron nga nderimi dhe falënderimi që ka ndaj Zotit të Plotfuqishëm. Prandaj, edukata rrugore nuk është vetëm çështje e kësaj bote, por ajo është edhe çështje e botës tjetër, për të cilën personi do të mbajë përgjegjësi në Ditën e Ringjalljes. Kjo për shkak se feja është një tërësi e pandashme dhe ligj gjithëpërfshirës, e cila nuk është kufizuar vetëm në xhami. Përkundrazi, ajo përshkon të gjitha asketet e jetës, përfshirë edhe rrugët, dhe në të njëjtën kohë, ato nuk janë të kufizuara në dhikër, por, përfshinë fjalët dhe veprimet e njeriut dhe në to përfshihet edhe sjellja e tij me rrugët. Prandaj, fesadi në rrugë është krim që çon në ndëshkim në botën tjetër, dhe këtë e tregojnë ajetet kuranore. Ai që nuk kujdeset për rregullat e rrugës, padyshim se do ta hedhë veten dhe vëllezërit e tij nga kalimtarët, këmbësorët, hipësit dhe të tjerët në humbje. Zoti i Plotfu¬qishëm ka thënë: "E mos e hidhni veten në rrezik dhe bëni mirë, se me të vërtetë, Allahu i do bamirësit." (El Bekare, 195)
Sa jetë janë humbur për shkak të mosrespektimit të edukatës së rrugës, përmend këtu, lënien e grave të veja, fëmijëve jetim e humbje të parave, krejt kjo për shkak të pamaturisë dhe mosrespektimit të rregullave të rrugës. Sa i përket besimtarit, ai është që në tokë ecën i qetë, duke respektuar rregullat e rnirësjelljes së rrugës dhe rregullat e sigurisë në të. Ai e di se kjo përfshihet në adhurimin e tij ndaj Zotit të Madhërishëm dhe se është përgjegjës për të në Ditën e Ringjalljes. I Plotfuqishmi ka thënë:
"E robërit e Zotit janë ata që ecin nëpër tokë të qetë, e kur atyre u drejtohen injorantët me fjalë, ata thonë: "Paqe!" (El Furkan, 63)
Ata ecin në tokë me përulje, pa arrogancë dhe mendjemadhësi, madje nëse shkatërruesit përpiqen t'i përqeshin ata se po i respektojnë rregulloren dhe sigurinë e rrugës, ata thonë: "Paqe", sepse ata e bëjnë këtë për ta kënaqur Zotin e botëve dhe për ta ruajtur jetën e njerëzve, si dhe kërkojnë që ta shfaqin rregullin dhe mirësinë e të gjithë njerëzve. Ai që nuk i përmbahet edukatës së rrugës dhe rregullave të sigurisë në të, Kurani e konsideron si arrogant dhe mendjemadh. Kjo tregon prishjen e brendshme të njeriut, ngase shtrohet pyetja, çfarë e shtyn atë që të shkel rregullat e miratuara nga njerëzit e arsyeshëm për të ruajtur jetën e tij dhe jetët e vëllezërve të tij, përveç vetë krenarisë dhe mburrjes. I Lartmadhërishmi ka thënë: "Dhe mos shtrembëro fytyrën tënde para njerëzve, mos ec nëpër tokë kryelartë, se Allahu nuk e do asnjë mendjemadh e që shumë lavdërohet." (Llukman, 18)
Në ecjen me kryelartësi hyj në edhe vozitja dhe ecja në rrugë pa respektuar rregulloret e tyre dhe pa asnjë kufizim të ligjeve të tyre, e këta janë ata që i urren Allahu, kurse urrejtja e Allahut nuk është përveçse ndaj atij që bën diçka të ndaluar dhe që bën krim të madh. Kjo rregull është urdhër i Pejgamberit a.s., për t'u zbatuar në shoqëri. Ai nxiti ruajtjen e ecjes nëpër tokë dhe respektimin e tyre, si dhe ka treguar shpërblimin i cili vjen si rezultat i kësaj. Ai po ashtu ka treguar se ruajtja e rrugëve është pjesë e besimit të njeriut në Zotin e Plotfuqishëm. Transmeton Ebu Hurejre r.a., se Pejgamberi a.s., ka thënë: "Imani është shtatëdhjetë e disa pjesë, ose gjashtëdhjetë e disa pjesë, e më e mira prej tyre është deklarimi se nuk ka zot tjetër përveç Allahut, kurse më e ulëta prej tyre është largimi i dëmit nga rruga. Edhe turpi është degë e imanit."(2)
Hadithi tregon se të heqësh nga rruga gjithçka që dëmton këmbësorët, konsiderohet një nga degët e besimit dhe për këtë arsye ajo është një nga veprimet e besimtarëve, duke treguar rëndësinë dhe vlerën e heqjes së dëmit nga rruga nga ana e myslimanit, qoftë ajo ferrë, gurrë që pengon, degë ferrash, papastërti, apo diçka tjetët që pengon.(3) Ky është aplikimi i rregullave të përgjithshme të Kuranit, të cilat nuk bëjnë dallim ndërmjet imanit dhe veprimit. Kështu që ruajtja e rregullave të trafikut dhe heqja e dëmit nga rruga është pjesë e imanit, si dhe fryt prej fryteve të Njëshmërisë së Zotit të Plotfuqishëm. Madje, i Dërguari i Allahut a.s., urdhëroi në mënyrë të qartë që të hiqet dëmi nga rrugët e myslimanëve, duke thënë: "Largo dëmin nga rruga e myslimanëve!(4)
Pra, heqja e dëmit është nga adhurimet për të cilën shpërblehet ai që e bën. Këto zbatime praktike nga ana e Pejgamberit a.s., përmbajnë një tregues të shkëlqyeshëm të ruajtjes së rrugëve dhe parandalimit të dëmit në to. Dhe sot, ne kemi përparësi që t'i realizojmë këto zbatime praktike, sepse këto janë nga thelbi i fesë sonë, ngase do të pyetemi për to në Ditën e Fundit, (vijon)
1. Muslimi, nr. 2121, 3/1675
2. Muslimi, nr. 35, 1/63
3. Sherhu En Nevevi ala Muslim, 16/171.
4. Muslimi, nr. 2618, 4/2021.
Dituria Islame 361