Sot, Bashkësia Islame e Kosovës, Dioqeza Prizren-Prishtinë (Kisha Katolike), Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës dhe Bashkësia Hebraike e Kosovës, kanë nënshkruar deklaratë të përbashkët kundër nismës së institucioneve të vendit për ndryshimin e projektligjit për Kodin Civil. Kjo deklaratë është nënshkruar nga prijësit më të lartë të këtyre bashkësive fetare:
Naim ef. Tërnava, Myfti i Kosovës;
Dodë Gjergji, Ipeshkëv i Kosovës;
Femi Cakolli, Pastor i Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës;
Votim Demiri, kryetar i Bashkësisë Hebraike të Kosovës.
Në vazhdim e gjeni tekstin integral të deklaratës:
Bashkësitë fetare t? Kosovës, pas nismës për ndryshimin e kodit civil të Kosovës, pasi kanë shqyrtuar projektligjin në fjalë, pas konsultimeve dhe takimit të sotëm të prijësve tanë, duke u bazuar në mësimet dhe predikimet e besimeve tona si dhe në kodin e vlerat e popullit tonë, jemi dakorduar të shprehim qëndrimin dhe kundërshtimin tonë me k?t?:
DEKLARATË
Bashkësia Islame e Kosovës, Dioqeza Prizren-Prishtinë (Kisha Katolike), Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës dhe Bashkësia Hebraike e Kosovës shprehim shqetësimin tonë lidhur me projektligjin p?r ndryshimin e Kodit Civil, pjesa e familjes, ku po rezultohet q? t? dobësohet përkufizimi dhe funksionimi i martesës në Kosovë, prandaj:
1. Bashkësitë tona fetare mbesin të bashkuara për sa i takon mbrojtjes dhe promovimit të përditshëm të vlerave të familjes, vlerave dhe qëndrimeve pro-jetës, mbrojtjes së vlerave tradicionale të bashkëshortësisë, mbrojtjen e së drejtës së jetës së fetusit prej ngjizjes e derisa ai lind, të drejtën e natyrshme gjinore si paracaktim për secilin qytetar.
2. Ta prekësh ripërkufizimin e martesës dhe të pjesëmarrësve në të, pra të burrit i lindur mashkull dhe të gruas e lindur femër, mendojmë se po cenohet drejtpërdrejt Fjala e vullneti i Zotit si dhe zbulesa e Tij e shenjtë për gjithë familjen njerëzore e cila ka nisur prej një burri e një gruaje me bekimin dhe urdhërin e shumëzimit të përjetshëm.
3. Të lësh hapësirë ripërkufizimi në çfarëdo niveli e forme për martesën, në fakt, dikush po prek në njërin nga fundamentet e përgjithshme të shoqërisë sonë, e cila ka për trashëgimi gjatë mijëra vjetëve vlerën tradicionale, dhe e cila siguron funksionimin normal të shoqërisë pavarësisht bindjeve të ndryshme.
4. Bashkësitë fetare të Kosovës mbesin të bashkuara dhe me një zë të vetëm para ligjvënësve të Kuvendit të Kosovës, para qeverisë dhe institucioneve të tjera, që të heqin dorë prej çdo ndryshimi, prej çdo ripërkufizimi, prej çdo riinterpretimi të neneve për familjen, martesën dhe statusin e bashkëshortëve në vendin tonë.
5. Me bashkimin apo bashkëjetesën e dy personave me gjini të njëjtë nuk mund të pajtohemi kurrsesi që ta quajmë as martesë e as kurorëzim, dhe jemi kundër orientimit që këta individë që lidhin bashkëjetesë të adaptojnë fëmijë.
6. Shoqëria kosovare ka rrënjë të thella të vlerave dhe të përcaktimeve konservatore, dhe si bashkësi fetare deklarojmë, se ndjehemi të lumtur me këtë realitet, dhe angazhimi ynë është që t’ua pasojmë brezave këtë visar mbi familjen e martesën.
Ne mbesim me lutjet tona duke kërkuar urtësinë dhe dobinë e të gjithëve në Kosovë dhe jo vetëm selektimin dhe fragmentimin e dobive dhe lirive për individë a grupe që shohin vetëm vetët e tyre e jo interesin e përgjithshëm, sikur që lutemi edhe japim përpjekje maksimale që ta ruajmë vendin tonë nga çdo mosdurim!
Falënderojmë Zotin dhe prej Tij presim që të na ruajë e të na udhëzoj të gjithëve!
Prishtinë, 23 shkurt 2022