Veprim penal - lëndime trupi konsiderohet: "armiqësia e shprehur në trupin e tjetrit duke i shkaktuar lëndim apo dëmtim fizik, veprim ky i cili nuk përfundon me vdekjen e viktimës. Sipas mendimit të juristëve të shkollës juridike Hanefite, vepra penale lëndime trupi mund të jetë dy llojesh; veprim penal me qëllim dhe veprim penal gabim.
Veprim penal me qëllim është kur autori i veprës, duke shprehur armiqësi me paramendim, ka për qëllim rezultatin e veprës, kurse veprim penal gabim është kur autori i veprës, me veprimin e tij ka arritur rezultatin e veprës, lëndimin e tjetrit, por pa qëllim armiqësie. Sipas këtij parimi, vihet në pah se te vepra penale lëndime trupi, dispozita nuk ndryshon me ndryshimin e mjetit, por sipas pasojës dhe qëllimit të armiqësisë.
Duke marrë parasysh faktin se te vepra penale lëndime trupi, për shqiptimin e sanksionit, nuk merret parasysh mjeti i autorit të veprës, por pasoja e veprës, pavarësisht nga qëllimi dhe mjeti, juristët islamë këtë veprim e ndajnë në katër lloje, që janë:
1. Amputimi (Prerja) e gjymtyrëve të trupit.
Në këtë lloj gjymtim i bëjnë pjesë duart, këmbët, gishtërinjtë, sytë, vetullat, hunda, veshët, buzët, flokët e të ngjashëm me to.
2. Humbja e vlerës së pjesëve të trupit me gjymtyrën ekzistuese.
Nga kjo nënkuptohet se është fjala për raste kur kryhet armiqësi ndaj individit dhe me të shkaktohet humbja e vlerës dhe e funksionit të gjymtyrës së trupit, edhe pse ajo ekziston formalisht, si p.sh. humbja e dëgjimit, të pamurit, shijimit, të folurit, humbja e të menduarit etj.
3. Plagët dhe lëndimet në kokë e fytyrë.
Në këtë lloj, sipas juristëve islamë të medhhebit Hanefit bëhet fjalë vetëm për lëndimet që pësojnë në kokë e fytyrë, si p.sh, në ballë, mjekër etj., e nuk bëhet fjalë për lëndime trupi.
4. Plagë të trupit
Në këtë lloj përfshihen të gjitha lëndimet e tjera të trupit, të cilat nuk përfundojnë me amputimin e tyre ose humbjen e funksionit të tyre.
Sanksioni i veprës penale lëndime trupi
Meqë theksuam edhe më parë se vepra penale lëndime trupi mund të jetë me qëllim dhe gabim, në vazhdim do të flasim për sanksionin e secilit lloj në veçanti.
l-Sanksionimi i veprës penale lëndime trupi me qëllim
Sanksionimi i veprës penale lëndime trupi me qëllim ekzekutohet për të gjitha llojet e lëndimeve, si ato lë amputimit të gjymtyrëve, humbjes së funksionit të tyre, plagët në kokë dhe plagë trupi. Rregulli juridik islam në kontekst të përcaktimit të sanksionit për këtë vepër penale, thotë: "Në çdo vepër që mund të ekzekutohet Kisasi, e që është me qëllim, ekzekutohet kisasi, e në çdo vepër që nuk mund të ekzekutohet Kisasi, obligohet pagimi i "dijjes" apo dëmshpërblim (El Ershu ). Në të gjitha këto lloje ekzistojnë sanksionime esenciale dhe sanksione zëvendësuese.
1. Sanksionimi i Amputimit të gjym. tyrëve të trupit Sanksionimi i veprës penale amputimi i gjymtyrëve të trupit mund të jetë sanksionim esencial dhe sanksionim zëvendësues.
a. Sanksionimi esencial - Kisasi
Juristët islamë (fukahenjtë) janë unikë në mendimet e tyre se personi që kryen veprim penal, me të cilin shkakton prerjen e ndonjë pjese të trupit, ndaj tij ekzekutohet Kisasi, do të thotë me autorin veprohet ngjashëm, siç ka vepruar ai me personin ndaj të cilit është kryer krimi. Argumenti për ligjësim in e këtij sanksionimi është ajeti kuranor, ku Allahu xh.sh. thotë:
"Ne u caktuam atyre në të (Tevrat) kundërmasat ndëshkuese: njeriu (mbytet) për njeriun, syri për syrin, hunda për hundën, veshi për veshin, dhëmbi për dhëmbin, por edhe plagët kanë kundërmasë".
Shkaku pse juristet islamë i kushtuan kujdes të veçantë këtij lloji të sanksionimi, është ngjashmëria e sanksionimit me veprën që nënkupton se sanksionimi në asnjë mënyrë nuk bën të jetë më i rëndë sesa vepra, Prandaj në shërbim të kësaj ishte edhe rregulli “Në çdo vepër që mund të ekzekutohet Kisasi, e që është me qëllim, ekzekutohet kisasi, e në çdo vepër që nuk mund te ekzekutohet Kisasi, obligohet pagimi i “”dijje”s" apo dëmshpërblim" (EL Ershu). Mbështetur në këtë parim, nënkuptojmë se ekzistojnë raste dhe gjendje kur vepra penale ndodh, po nuk mund të ekzekutohet Kisasi.
Shkaqet që pengojnë ekzekutimin e Kisasit
Kur kemi folur për mbytjen me qëllim, kemi theksuar edhe shkaqet e përgjithshme që pengojnë ekzekutimin e sanksionimit të Kisasit, shkaqe që vlejnë edhe për veprën penale lëndime trupi, por ekzistojnë edhe disa shkaqe të veçanta që pengojnë ekzekutimin e kisasit për këtë vepër penale. Shkaqet që pengojnë ekzekutimin e sanksionimit për këtë vepër penale. janë:
Humbla e ekulvalencës
Nëse nuk ekziston ekuivalenca në mes autorit të veprës dhe personit ndaj të cilit kryhet vepra, atëherë nuk mund të ekzekutohet sanksionimi i Kisasit. Sipas juristëve të shkollës juridike Hanefite, mosplotësimi i ekuivalencës llogaritet në gjini dhe numër.
Katër medhhebet pajtohen me rregullin e fikhut "mashkulli mbytet për femrën dhe femra mbytet për mashkullin", kur është fjala për ekzekutimin e kisasit për vepër penale mbytje me qëllim, dhe kjo rregull ngeli parim edhe për veprën penale lëndime trupi te tre medhhebet e tjera përveç hanefitëve. Argumenti i xhumhurit është se aty ku ekzekutohet kisasi për mbytjen, ekzekutohet edhe për pjesë të trupit. Dijetarët e medhhebit hanefit nuk gjykuan me këtë rregull për vepra penale lëndime trupi, por vepruan me rregullën tjetër, dhe veprën lëndime trupi e trajtuan si çështje pasurie, prandaj zbatimin e kësaj rregulle nuk e bënë të barabanë për të dy gjinitë në ekzekutimin e Kisasit për lëndime trupi.
Sipas kësaj, del se, sipas mendimit të dijetarëve të medhhebit Hanefit, nuk ekzekutohet Kisasi për veprën penale lëndime trupi- respektivisht, prerje e gjymtyrëve në mes mashkullit dhe femrës.
Ngjashëm me këtë është edhe barazia për nga numri, që nënkupton se, nëse shumë njerëz i këputin dorën ape ndonjë gjymtyrë dikujt tjetër, ndaj tyre nuk ekzekutohet sanksionimi i prerjes së duarve të tyre, për shkak te pabarazisë së numrit.
Ngjashmëria
Që të mund të ekzekutohet sanksioni i Kisasit për veprën penale lëndime trupi, patjetër duhet të jete e mundur ngjashmëria në veprim. Argument për këtë kemi ajetin kuranor, ku Allahu xh.sh. thotë: “ ... por edhe plagët kanë kundërmasë". Pastaj ajetin tjetër, ku Allahu xh.sh, thotë: "Pra, kush ju sulmon ju, kthejani sulmin atij edhe ju, po në atë masë."
Nga kjo nënkuptohet se tejkalimi i armiqësisë më shumë sesa vepra është veprim i ndaluar, sepse gjaku i të pandehurit është i mbrojtur, me përjashtim të dëmtimit sa është krimi i tij.
Ngjashmëria duhet të ekzistojë në veprim, në vend dhe emër, në vlefshmëri dhe, sipas hanefitëve. edhe në dëmshpërblim.
Ngjashmëria në veprim
Për ekzekutimin e Kisasit është kusht që të garantohet evitimi i padrejtësisë dhe krimit. Evitimi i padrejtësisë nuk mund të garantohet vetëm nëse bëhet fjalë për amputimin e gjymtyrëve nga nyja e tyre. si p.sh, ampurtimi i dorës apo i krahut nga nyja e tyre, ose amputimi i këmbës apo gjurit nga nyja e tyre, që nënkupton pjesën qe ka kufirin ku përfundon.
Nga kjo nënkuptohet se, nëse prerja është bërë jo në nyjë, atëherë, sipas hanefitëve, nuk ekzekutohet kisasi.
Dijetarët islamë janë unikë në mendimet e tyre se sanksioni i Kisasit nuk ekzekutohet ndaj veprës penale thyerje e ashtit të gjoksit, shpatullës, por në këtë rast duhet të paguhet dëmshpërblim “El Ersh" i plotë, për shkak se në këtë rast nuk mund të ketë ngjashmëri në mes sanksionimit dhe veprës.
Ngjashmëria në vend dhe vlerë
Sipas mendimit të fukahenjve islamë, nuk mund të pritet dora për ndonjë pjeë tjetër të trupit, e as dora e majtë për dorën e djathtë, e as gishti i madh për gishtin tregues etj.. Gjithashtu nuk hiqet dhëmbi veçse për dhëmbin e ngjashëm me të. Nga kjo nënkuptohet se patjetër duhet të ekzistojë ngjashmëri në mes pjesëve.
Ngjashmëria nga vlera
Sipas parimeve të Sheriatit islam, që të ekzekutohet kisasi për vepra penale lëndime trupi, patjetër duhet të ekzistojë edhe ngjashmëria në mes pjesës që është shkatërruar me armiqësi dhe asaj që pritet si sanksionim. Në këtë kontekst nuk mund të pritet dora e shëndoshë për dorën e paralizuar, ose këmba e shëndoshlë për të paralizuarën. E gjithashtu nuk mund të pritet dora e plotë për dorën së cilës i ka munguar diçka ose këmba. E nëse është situata ndryshe, si p.sh. të kryhet armiqësi ndaj njeriut dhe t'i pritet dora e shëndoshë, kurse autori i veprës e ka dorën të paralizuar, atëherë dijetarët islamë janë unikë në mendimin e tyre se, nëse personi mbi të cilin është kryer vepra penale, mund të zgjedhë, ka të drejtë të kërkojë prerjen e dorës së autorit, edhe pse është e paralizuar, ose të kërkojë dëmshpërblim Ersh të plotë.
B. Sanksionimi zëvendësues
Në rastet kur nuk mund të ekzekutohet sanksionimi i Kisasit për ndonjë nga arsyet e përmendura, atëherë ekzekutohet sanksionimi zëvendësues, që është pagimi i gjakut (Ed-djjetu) dhe dëmshpërblimi (El Ershu).
Pagimi i gjakut - Ed-dijjetu
E theksuam se në disa raste, edhe pse ka ndodhur vepra penale dhe sanksionimi i saj është kisasi, në pamundësinë e ekzekutimit të kisasit, atëherë obligohet pagimi i “dijjes".
Gjymtyrët- pjesët e trupit, për të cilat duhet të paguhet Ed-dijjetu janë katër grupesh, që janë:
- Gjymtyrë që në trupin e njeriut janë vetëm nga një.
- Gjymtyre që në trupin e njeriut janë nga dy.
- Gjymtyre që në trupin e njeriut janë nga katër
- Gjymtyrë që në trupin e njeriut janë nga dhjetë.
Grupi i pari:
Në grupin. pari! bëjnë pjesë ato gjymtyrë që në trupin e njeriut janë vetëm nga një, për të cilat në vazhdim do të flasim veç e veç:
1. Hunda:
Nëse dikujt i prihet hunda, atëherë për të duhet paguar një "Ed-Dijje" e plotë. Kjo vërtetohet me hadithin e Pejgamberit s.a.v.s., i transmetuar nga Amr b. Hazmi, i cili kishte bartur shkresën e Muhamedit a.s, deri në Jemen, në të cilin, përveç të tjerash thuhet:
"Vërtet në mbytje (jo me qëllim) paguhet dija prej 100 deve, e edhe për hundën. nëse pritet tërësisht paguhet një “dijje”
2. Gjuha:
Nëse dikujt i pritet gjuha me të cilën flet, atëherë për të duhet paguar "eddilje-n” e plotë (100 deve). Këtë e vetëton hadithi i Pejgamberit a.s., ku thuhet:
"Edhe për gjuhen ko ‘ed-dijje’".
Për sa i përket gjuhës së memecit, që nuk mund të flasë, sipas mendimit të shumicës së fukahenjve islamë, paguhet kompensim me vlerën sa e përcakton gjykatësi, kurse sipas mendimit të imam Ahmed b. Hanbelit, duhet të paguhet 1/3 e “dijjes". kurse për gjuhën e fëmijës, i cili ende nuk ka filluar të flasë, sipas shumicës së fukahenjve, paguhet "dijje" e plotë, e sipas hanefitëve, kompensim sipas vlerësimit të gjykatësit.
3. Penisi:
Nëse dikujt i pritet penisl, pavarësisht se për cilën moshe bëhet fjalë, atëherë paguhet "dijje" e plotë dhe kjo në bazë të hadithit të lartpërmendur, ku Pejgamberi a.s. ka thënë:
"Edhe për penisin "dijje" e plotë ''.
Kur është fjala për prerjen e penisit të impotentit, atëherë sipas mendimit të juristëve të shkollës së hanefitëve dhe hanbelitëve, nuk paguhet "dijje" e plotë, por në formë arbitrazhi, kurse sipas shafiinjve dhe malikinjve edhe në këtë rast paguhet “dijje" e plotë.
Grupi i dytë:
Në grupin e dyti! bëjnë pjese gjymtyrë të trupit çift, do të thotë që janë nga dy, si p.sh. duart, këmbët. veshët, sytë, nofullat, buzët, vetullat. gjinjtë etj. Për prerjen e këtyre pjesëve, që në trupin e njeriut janë nga dy, ekziston parimi se, nëse pritet njëra prej tyre atëherë duhet paguar gjysmë "dijjeje" (50 deve) e nëse priten të dy pjesët, atëherë duhet paguar "dijje" e plotë.
Grupi i tretë:
Në grupin e trete bëjnë pjesë të gjitha ato gjymtyrë të trupit, të cilat janë nga katër dhe për secilën që dëmtohet veç e veç, paguhet nga 1/4 e "dijjes".
Grupi i katërt:
Në këtë grup bëjnë pjesë gjymtyrë që janë nga dhjetë, si gishtat e dorës dhe të këmbës. Për çdo gisht të këmbës ose të dorës, i cili pritet me armiqësi paguhen nga dhjetë deve, e këtë e argumenton hadithi i Pejgamberit as., ku ka thënë:
"Për çdo gisht nga gishtat e dorës a të këmbës paguhen nga dhjetë deve".
Për sa u përket dhëmbëve, nëse i thyen të gjithë dhëmbët, atëherë duhet të paguhet "dijje' e plotë, e nëse thyen vetëm ndonjë dhëmb, atëherë për çdo dhëmb paguhen nga pesë deve. Edhe këtë e vërteton hadithi i Pejgamberit a.s., ku thotë:
"Për çdo dhëmb nga pesë deve".
Sanksionimi për humbjen e vlerës së organit që ekziston
Ekzistojnë raste kur njeriu atakon tjetrin dhe e dëmton atë në ndonjë pjesë të organizmit të tij, duke i shkaktuar dëm - humbjen e vlerës së gjymtyrës së trupit, edhe nëse ajo formalisht ekziston. si p.sh., t'i shkaktojë humbjen e të dëgjuarit, edhe pse veshi ekziston, ose t'i shkaktoj verbëri, edhe pse syri ekziston. Nga kjo nënkuptohet se formalisht pjesa e trupit ekziston, por nuk kryen funksionin e tij. Në këtë lloj bëjnë pjesë shumë veprime, siç janë: humbja e pesë shqisave, që janë: të parët, të dëgjuarit, te prekurit, të shijuarit, të kërkuarit, pastaj humbja e të folurit, paralizimi i dorës, këmbës, dëmtimi i penisit etj.. Në këtë lloj dijetarët kanë radhitur më shumë se njëzet dëmtime të ndryshme.
Rregulla për sanksionimin e kësaj vepre penale është që t’i bëhet provë maksimalisht që edhe për këtë lloj të veprimeve penale të ekzekutohet sanksionimi, por nëse është e pamundur atëherë duhet paguar "dijje" e plotë për secilën veç e veç.
Plagët dhe lëndimet në kokë dhe fytyrë
Me nocionin "Esh-shexh-xhetu" në terminologjinë e kodit penal të jurisprudencës islame nënkuptojmë plagët dhe lëndimet e shkaktuara vetëm në kokë dhe fytyrë.
Plagët dhe lëndimet në koke dhe fytyrë, sipas shkollës juridike hanefite, mund të jenë njëmbëdhjetë lloje, që janë:
1. (El Harisatu), është gërvishtja e lëkurës pa dalë gjak.
2. (Ed-damiatu), konsiderohet atëherë kur del gjak, por nuk rrjedh.
3. (Ed-damijetu) është kur del gjak dhe rrjedh mbi lëkurë.
4. (El badiatu) konsiderohet plaga e cila e çan mishin.
5. (El mutelahimetu) plaga që e çan mishin në thellësi, por nuk arrin deri në asht.
6. (Es-simhaku) prerja e mishit deri në thellësi, kur duket cipa e hollë që e ndan mishin prej ashtit.
7. (El Muved-dihatu) konsiderohet plaga qe pret cipën e hollë që ndan mishin nga ashti, dhe ashti duket.
8. (El hashimetu) konsiderohet plaga që shkakton thyerjen e ashtit pa e hequr nga vendi i tij.
9. (El munekiletu) konsiderohet plaga që shkakton thyerjen e ashtit dhe nxjerrjen e ashtit nga vendi.
10. (El am-metu) plaga që arrin te lëkura e trurit
11. (Ed-damigatu) plaga qe pret lëkurën e trurit dhe e dëmton atë.
Sanksionimi i plagëve dhe lëndimeve në kokë dhe fytyrë
Sanksionimi i plagëve dhe lëndimeve në kokë dhe fytyrë mund të jetë esencial, që është Kisasi, nëse ekziston mundësia e ekzekutimit, ose ai alternativ (zëvendësues), që është kompensimi "El Ershu".
Sanksionimi esencial - Kisasi
Për ekzekutimin e Kisasit në jurisprudencën islame për veprat penale me qëllim, veprohet sipas rregullës juridike që thotë: “Nëse është i mundur ekzekutimi i kisasit, atëherë ekzekutimi i tij është i detyrueshëm, e nëse është absurd, atëherë ekzekutohet pagimi El Ershu. Nga kjo rregull nënkuptohet se të gjitha plagët për të cilat ka mundësi ekzekutimi i kisasit, ekzekutohet dhe, në të kundërtën, bëhet kompensim, respektivisht veprohet me sanksionim alternativ. (zëvendësues).
Juristët islamë pajtohen se te lloji i shtatë i plagëve (El muvedihatu), ekzekutohet sanksionimi esencial-kisasi, për shkak se kështu ishte edhe gjykimi i Pejgamberit a.s., si dhe për shkak të mundësisë së ekzekutimit, sepse ekziston kufiri përfundimit të plagës, që është ashti. Mendimi i tyre bazohet në ajetin kur’anor, ku Allahu xh.sh., thotë: “ ... por edhe plagët kanë kundërmasë".
Për sa u përket plagëve të tjera, përveç Elmuved-dihatu, sipas mendimit të imam Ebu Hanifes, shkollave juridike të shafiinjëve dhe hanbelinjve nuk ekzekutohet sanksionimi i kisasit për shkak lë pamundësisë. Ky mendim mbështetet edhe në hadithin e Pejgamberit a.s., ku ka thënë: "Nuk ekzekutohet kisasi në plagët e tjera përveçse në elmuvedihatu.
Kurse sipas mendimit të imam Muhamedit, në llojet e plagëve para El muvedihatu, ekzekutohet kisasi, sepse mund të llogaritet barabarësia e plagës me sanksionimin.
Sanksionimi alternativ (zëvendësues)
Theksuam edhe më parë se për këtë lloj të veprës penale, në raste të pamundësisë së ekzekutimit të sanksionimit të kisasit, ekzekutohet sanksionimi alternativ i quajtur "El Ershu". Ky lloj sanksionimi -El Ershu" mund të jetë i përcaktuar (i fiksuar) dhe mund të jetë i papërcaktuar (i pafiksuar).
Ershi i fiksuar është atëherë kur ligjvënësi ka fiksuar sasinë e caktuar të pasurisë si sanksionim të veprës penale, dhe ekzekutimi i të cilit obligohet për lëndime trupi, atëherë kur është pagimi i plotë i "dijjes' ose i një gjysmë "'dijje-je",
Ershi i pafiksuar është atëherë kur ligjvënësi nuk ka fiksuar sasinë e caktuar te pasurisë, por një gjë e tillë ngel në kompetencën e gjykatësit. Rregulla juridike thotë: Për veprat penale lëndime trupi, për të cilat nuk ekzekutohet kisasi dhe nuk ka sasi të caktuar të pagesës (Ed-Dijjetu), ka kompensim sipas përcaktimit të gjykatësit.
Juristët islamë janë unikë se në llojet e plagëve, para Elmuved-dihatu nuk kanë ersh të fiksuar, kurse në llojet pas El muved-dihatu kanë sasinë e fiksuar për shkak të argumentit. Llojet e veprave penale për të cilat ekziston argument tekstual për përcaktimin e ershit, janë si vijon:
- El Mudihatu - për këtë lloj paguhet sasia prej pesë deveve, dhe kjo ne bazë të hadithit të transmetuar nga Amr b. Hazmi, se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Për plagën el mudihatu pesë deve".
- EI hashimtu - Për këtë lloj të plagëve paguhet 1/10 e devesë, gjegjësisht dhjetë deve. Këtë e vërteton hadithi i transmetuar ngu lbni Hazmi, ku Pejgamberi a.s. ka thënë: "Për plagët el-hashimetu dhjetë deve."
- el Am-metu - Për këtë lloj të plagëve duhet paguar 1/3 e "dijjes", respektivisht 30 deve. Këtë e vërteton hadithi i Pejgamberit a.s., ku ka thënë:
"Për plagët Alam-metu 1/3 e "dijje"s"
- Ed-damigatu gjithashtu paguhet 1/3 e “dijjes", respektivisht 30 për analogji me elme'mumetu.