Që të gjithë ne kemi nevojë të lutemi, të gjithë ne kemi nevojë që t’ia qajmë brengat e hallet tona Atij që ka në dorë gjithçka. Luta është të kërkuarit mirësi e ndihmë nga Zoti xh.sh. me një përulësi, dashuri e madhëri, duke e shprehur kështu paaftësinë tonë përballë madhështisë së Zotit xh.sh..

Lutja duhet të burojë nga zemra e zemra duhet të dridhet me dëshirat e kuptimit që ka duaja. Zoti xh.sh. në shumë vende në Librin e Tij ka urdhëruar të bëjmë dua, ashtu siç na ka premtuar se i pranon lutjet tona dhe se është afër lutësit:
"E kur robërit e Mi të pyesin për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet." (El-Bekare, 186).
Lutja është çelësi i të gjitha të mirave. Kur besimtari e fillon ditën me lutje, ajo konsiderohet arma më e fortë e tij. Ai i cili i njeh kufijtë e vet, e di vendin e vet, e njeh veten, e njeh edhe Zotin e tij. Besimtari që e di kufirin dhe e di vendin ku e ka, di edhe të bëjë lutje, ngase e di se është rob dhe se Allahu është Zoti i tij. Na ka treguar Ebu Jemani, të cilin e informoi Shuajbi, që transmeton nga Zuhriu, e ai nga Ebu Seleme bin Abdurrahmani, se Ebu Hurejra r.a. ka thënë: "Pasha Zotin, unë i lutem Allahut për falje dhe pendohem gjatë ditës më shumë se shtatëdhjetë herë."(1)
Ebu Hurejra r.a. transmeton se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Për çdo natë, i Lartmardhërishmi zbret në qiellin e tokës, në pjesën e tretë të natës dhe thotë: A ka ndokush ndonjë lutje që Unë t'ia pranoj? Aka njeri që kërkon ndonjë gjë nga Unë, e Unë t'ia japë? A ka kush më kërkon falje për gjynahet, e Unë t'ia fali?"

Istigfari - kërkim falja më e denjë

Na ka treguar Ebu Mameri, e ai nga Abdulvarithi, e ai nga Hysejni, e ai nga Abdullah bin Burejde, i cili transmeton nga Bushejr bin Kaab Adevij, se i ka treguar Sheddad bin Evsi r.a., i cili transmeton se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Sejjidul-istigfar është të thuash: "All-llahume ente rabbi, la ilahe il-la Ente! Halekteni ve ene abduke, ve ene ala ahdike ve va adike, mastata'atu! Eudhu bike min sherr-rri ma sana’atu, ebu'u leke bi ni'ametike alejje, ve ebu'u bi dhenbi, igfir li! Fe innehu la jegfirudh-dhunube il-la Ente!"
Më pas, Pejgamberi a.s. ka thënë:
"Ai që e këndon këtë lutje ditën, me besim të fortë e të sinqertë (se ka sevape) dhe ndërron jetë para se të terrohet është njëri nga banorët e Xhenetit. Nëse e këndon këtë lutje natën, me besim të fortë e të sinqertë dhe ndërron jetë para se të gdhinë dita, është njëri nga banorët e Xhenetit.”(2)

Çfarë thuhet para gjumit

Na ka treguar Kasibe, e atij Sufjani, i cili transmeton nga Abdulmeliku, e ai nga Ribij bin Hitashi, e ky nga Hudhejfe, i cili ka thënë: Kur binte për të fjetur, Pejgamberi a.s. thoshte:
"Bismike emutu ve ahja", ndërsa kur ngrihej thoshte: "Qoftë lavdëruar Allahu që na ngjalli, pasi që na bëri si të vdekur, Atij i takon rigjallërimi."(3)

Këndimi i Tavidhit - sureve Felek dhe Nas

Na ka treguar Abdullah bin Jusufi, e atij Lejthi, i cili thotë se i ka treguar Ukajli, i cili transmeton nga Aisheja r.a., se Pejgamberi a.s. kur binte në shtrat, u frynte duarve dhe këndonte ajetet me të cilat kërkohet ndihma - mbrojtja (muavvedhat - dy kuleudhat) dhe përshkonte trupin me duar.
Ebu Hurejra r,a, na tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Kur dikush prej jush dëshiron të bjerë me fjet, le ta shkundi dyshekun me skaj të çarçafit, sepse kush e di se çfarë ka prek aty pasi është ngritur ky, e mandej le të thotë: "O Zot, me emrin Tënd po e lëshoj trupin tim këtu dhe me emrin Tënd do të ngrihem. Nëse ma merr shpirtin, mëshiroje, po nëse nuk ma kthen përsëri, ruaje ashtu siç i ruan njerëzit e mirë."(4)


_____________
1. Sahihu-l-Buhari në gjuhën shqipe ng" F Mehdiu
2. Hadithet: 6227-7563. Prishtinë 2015, fq.51.
2. Po aty.
3. Po atu
4. Po aty.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dr. Violeta Smalaj - Prindërimi