Burrëria dhe besa e myslimanit


Prej cilësive me të cilat duhet të karakterizohet morali dhe
personaliteti i besimtarit mysliman janë burrëria dhe besa. Burrëria është një koncept që kohëve të fundit po zbehet, madje edhe po i ndërrohet kuptimi me atë të kundërtën e tij. Kurani përdori shprehjen burrë për t’i treguar vetitë e plota të besimit dhe sakri?cës.
Burrat e përmendur në Kuran janë ata të cilët kanë besim të thellë dhe çështjet e dynjasë nuk i nëpërkëmbin në favor të botës së ardhshme. Përdorimi tjetër i termit burrë tregon për vendosmërinë burrërore për ta ndihmuar dhe publikuar të vërtetën.

“Prej besimtarëve kishte burra që vërtetuan besën e dhënë Allahut...”

Po kështu, edhe Muhamedi a.s., i vetëdijshëm për rëndësinë që ka, i kushtonte një interesim të veçantë burrërisë, e cila do ta përkrahte dhe forconte atë në misionin me të cilin ishte i ngarkuar.
Pejgamberi a.s. lutej shpesh me lutjen e njohur: “O Zot, forcoje fenë islame me Omer ibnu’l- Hatabin.” Si dhe në hadithin tjetër është transmetuar të ketë thënë: “O Zot, forcoje Islamin me njërin nga dy burrat që është më i dashur te Ti, Ebu Xhehlin ose Omer ibnul Hatabin. Më i dashur tek Allahu ishte Omeri.”
Kështu, vetëm pasi ai futet në radhët e besimtarëve, u bë e mundur që ata të dilnin e ta shprehnin haptas besimin e tyre. Abdullah bin Mesudi r.a. ka thënë: “Që nga momenti kur Omeri e përqafoi fenë islame, ne e ndjenim veten krenarë.”(1)

Si matet burrëria?

Te njerëzit, në përgjithësi, burrëria matet dhe shikohet vetëm nga pamja e jashtme. Nëse ndonjëri është i pashëm, i fortë, pasanik, atëherë në sytë e njerëzve paraqet njeriun e mirë, burrin e vërtetë. Por në vlerësimin që i jep feja islame, burrat e vërtetë janë ata që kryejnë vepra të lëvdueshme dhe që i karakterizon morali (sjellja) e mirë.
Një ditë, një njeri po kalonte pranë Pejgamberit a.s., i cili ishte duke ndenjur me shokë. Pejgamberi a.s. i pyeti shokët që kishte pranë: “Çfarë mendoni për këtë njeri?” Ata i thanë: “E ka hak (e meriton) të martohet po qe se kërkon, t`i pranohet ndërmjetësimi nëse ndërmjetëson dhe t`i dëgjohet fjala nëse ?et.” Pejgamberi a.s. heshti disa çaste. Pas pak, pranë tyre kaloi një mysliman i varfër. Edhe për këtë, Pejgamberi a.s., i pyeti: “Çfarë mendoni për këtë njeri?” I thanë: “Nëse kërkon të martohet nuk e meriton, nëse ndërmjetëson nuk i takon (pranohet), e nëse ?et nuk meriton të dëgjohet.” Pejgamberi a.s. tha: “Ky është më i mirë sesa të gjithë ata që mban toka mbi shpinë si puna e atij të parit.”
Burrëria është ajo që bart përgjegjësinë e nënshtrimit ndaj Allahut xh.sh., si dhe këshillimit për hir të Tij. Burrëria e vërtetë është forca e fjalës, paraqitja e së vërtetës, tërheqja e vërejtjes nga përçarjet dhe kundërshtimet, duke ruajtur gjak?ohtësinë dhe zgjuarsinë.
Burra të vërtetë janë ata që ?asin drejtë, i mbajnë premtimet dhe qëndrojnë të patundur në rrugën e drejtë dhe të vërtetë. Omeri r.a., njëherë kaloi pranë disa fëmijëve, kur ata e panë atë u larguan me shpejtësi, ndërsa vetëm njëri prej tyre mbeti, ai ishte Abdullah ibën Zubejri. Omeri e pyeti pse nuk ike si shokët. Ai iu përgjigj: “O prijës i besimtarëve! Nuk kam bërë ndonjë mëkat që të të frikësohem, po ashtu edhe rruga nuk ishte e ngushtë që të ta zgjeroj.”
Sa e sa fëmijë e të rinj janë të vjetër në moshë! Sa e sa të vjetër janë fëmijë! Burrëria nuk vlerësohet me moshë, me trup e pasuri, por me fuqinë shpirtërore, që e ngre nga gjërat e ulëta në të larta.
Në kohën kur Omeri (Zoti qo?ë i kënaqur me të!), ishte udhëheqës i besimtarëve, dy të rinj erdhën tek ai. Për krahësh mbanin një burrë të panjohur nga shkretëtira. Me të dalë para Omerit r.a., ky i fundit i pyeti: “Kush është ky? Pse e mbani për krahësh?” Ata u përgjigjën: “Ky ka vrarë babanë tonë o prijës i besimtarëve.” Omeri e pyeti burrin: “A është e vërtetë që u ke vrarë babanë?!” Burri u përgjigj: “Po, e kam vrarë.” Omeri e pyeti: “Si e ke vrarë?” Burri tha: “Kishte hyrë me devenë e tij në parcelën time. I kërkova të dalë, por ai refuzoi. Kështu, e gjuajta me një gurë, i cili e goditi në kokë, e për rrjedhojë ra i vdekur përtokë.” Omeri tha: “Dënohesh me vdekje.” Ishte një ligj që nuk mund të tolerohej dhe të vihej në diskutim. Omeri, (Zoti qo?ë i kënaqur me të!), nuk e pyeti mbi familjen e tij, as nga cili ?s rridhte, as nëse i përkiste një familjeje të njohur, ?snike dhe të fuqishme, as cili ishte statusi i tij në shoqëri. Të gjitha këto nuk i interesonin aspak Omerit, i cili nuk merrte parasysh askënd kur ?itej për ligjet e Zotit. Askush s’qëndronte mbi forcën e ligjeve hyjnore, edhe sikur vrasësi të ishte vetë djali i Omerit. I zënë ngushtë nga ajo që i dëgjuan veshët, burri i tha: “O prijës i besimtarëve! Të kërkoj që për hatër të Atij që ka krijuar qiej e tokë, të më japësh leje vetëm një natë. Dua të shkoj tek ime shoqe dhe te fëmijët në shkretëtirë dhe t’u tregoj se do të dënohem me vdekje për shkak të vrasjes. Pasha Zotin ata s’kanë njeri tjetër që kujdeset për ta përveç meje.” Omeri e pyeti: “E kush del garant për ty që do të kthehesh nga shkretëtira?!” Burri uli kokën, sakaq të gjithë të pranishmit mbajtën frymën. Askush nuk e njihte atë person, as emrin, as ku e ka ngritur çadrën në shkretëtirë, as shtëpinë dhe as fare?sin. Si mund të dilnin garant për të? Këtu nuk bëhej fjalë për garanci për një grusht parash, as për një copë toke, as për një deve, por garanci për jetën. Nga ana tjetër, askush nuk kishte guxim t’i kërkonte Omerit ta tolerojë, aq më tepër që bëhej fjalë për dispozitat hyjnore. Kush ishte ai burrë që të ndërhyjë në një rast si ky? Askush nuk ?iste. Omeri dukej i prekur nga ajo që po ndodhte, por nuk e lëshonte veten. Ai uli kokën dhe më pas iu kthye dy të rinjve, bijve të viktimës: “A pranoni ta falni vrasësin e babait tuaj?” Njëzëri u përgjigjën: “Jo. Kush ka vrarë babanë tonë, duhet të vritet para syve tanë o prijës i besimtarëve.” Mandej, Omeri
iu kthye të pranishmëve: “Kush del garant për këtë të mjerë?”
Të gjithë ulën kokat dhe nuk folën, përveç Ebu Dherrit, i cili, me kokën plot thinja e me trupin e ligsht tha: “Unë o prijës i besimtarëve. Unë dal garant për të.” Omeri, si për t’ia kujtuar, i tha: “Por, a e di se është vrasës!” Ebu Dherri:
“Edhe pse është vrasës.” Omeri e pyeti: “Mos e njeh?” Ebu Dherri: “Jo, aspak.” Omeri: “E si del garant për të atëherë?!”
Ebu Dherri: “Vërejta tek ai cilësitë e një besimtari dhe besoj se nuk do të gënjejë. Në dashtë Zoti, ka për të ardhur dhe do e mbajë besën.” Omeri i
tha: “O Ebu Dherr! Mos men-don se nëse vonohet mbi tri ditë, do të heqim dorë dhe do të shpëtosh?!” Ebu Dherri iu përgjigj: “Më ndihmo?ë Zoti o prijës i besimtarëve!” Kështu, burri vrasës u la i lirë, pasi i kishte dhënë leje Omeri vetëm tre ditë, gjatë të cilave do t’u jepte lamtumirën fëmijëve dhe familjes, si dhe do t’ua linte amanet dikujt nga të afërmit. Tre ditë më pas, Omeri i rikthehet çështjes. S’bëhej fjalë që ai të toleronte në gjëra të tilla. Ai i numëronte ditët një e nga një. Ditën e tretë, pas namazit të ikindisë, ai mblodhi burrat në xhami. Pasi kërkoi Ebu Dherrin dhe ai doli para njerëzve, i tha: “Ku e ke personin për të cilin dole garant o Ebu Dherr?” Ebu Dherri u përgjigj: “Nuk e di o prijës i besimtarëve.” Mandej hodhi sytë nga dielli, i cili iu duk se e shtoi shpejtësinë e vet drejt perëndimit. Të gjithë myslimanët dhe shokët e Pejgamberit a.s., kishin ulur kokat dhe askush nuk pëshpëriste. Veç Zoti e dinte sa të prekur ishin nga ajo që po ndodhte. Të gjithë e dinin dashurinë dhe respektin e Omerit për Ebu Dherrin, saqë ishte gati t’i japë një organ të trupit të tij po t’i nevojitej. Por këtu fjala bëhej për çështje të Sheriatit dhe drejtësisë, ishin dispozita hyjnore dhe nuk i shkonte mendja ndokujt t’i shkelë. Askush nuk i jepte të drejtë vetes të hapë një debat lidhur me vlefshmërinë e tyre, apo se duhen zbatuar në disa rrethana dhe nuk duhen zbatuar në rrethana të tjera, se duhen ekzekutuar me disa njerëz e jo me të tjerë. Disa çaste para perëndimit të diellit, dallohet nga larg pluhuri që ngrinte galopi i një kali. Omerit i çeli fytyra dhe thirri: “Zoti është më i madhi!” gjë e cila u pasua edhe nga myslimanët e tjerë. Me të mbërritur burri, Omeri e pyeti: “Pash Zotin, më thuaj çfarë të solli të vritesh! Shumë mirë mund të kishe qëndruar në shkretëtirën tënde, e askush nuk do të gjente dot kurrë.” Burri ia ktheu: “Pasha Zotin o prijës i besimtarëve, nuk erdha as për ty dhe as për ndonjë tjetër. Erdha vetëm për hir të Atij që di çdo të fshehtë. Kisha frikë se do të thonë njerëzit pas meje: “Ka humbur besa mes myslimanëve. Pasha Zotin, i kam lënë fëmijët si zogj të vegjël në shkretëtirë dhe erdha të marr dënimin që meritoj.” Mandej, Omeri iu drejtua Ebu Dherrit: “Po ti more i mjerë, ç’të bëri të pranosh e të hysh garant në një çështje kaq delikate dhe të rrezikshme?!” Ebu Dheri ia ktheu: “Pata frikë se do të ?itet anembanë për këtë ndodhi dhe do të thonë
njerëzit: “Myslimanët nuk i zënë besë njëri-tjetrit.” Omeri u drejtua nga dy djemtë të cilëve u ishte vrarë i ati. Me lot në sy, ata thirrën: “E kemi falë, e kemi falë o prijës i besimtarëve.” Omeri i pyeti: “E keni falë?! Po pse pikërisht tani dhe jo më parë?!” Dy djemtë i thanë: “Kemi frikë se do ?asin njerëzit e do thonë se mes myslimanëve ka humbur morali i faljes dhe dhembshurisë.” Me lotët që i lagnin mjekrën, Omeri u tha: “Zoti ua shpërble?ë me të mira për aktin!” Mandej iu drejtua Ebu Dherrit: “Zoti ta shpërble?ë me të mira edhe ty o Ebu Dherr! I hoqe një barrë të rëndë këtij burri.” Pastaj, iu drejtua burrit: “Edhe ty Zoti ta shpërble?ë me të mira, për besën dhe fjalën e mbajtur!” Ne dhe çdo brez i kaluar e lusim Zotin që edhe ty o prijës i besimtarëve, të të shpërblejë me të mira për drejtësinë që vendose mes njerëzve. (2)
Burrëria kultivohet vetëm me ujitjen e besimit dhe rritet me dritën e imanit. Askush nuk dëshiron të cilësohet si jo burrë. Çdonjëri mburret dhe krenohet kur cilësohet si burrë. Po ashtu edhe prindërit dëshirojnë që fëmijët të cilësohen me tiparet burrërore. Në fund, lusim Zotin Fuqiplotë që të na bëjë prej atyre të cilëve ju beson dikush dhe i besojmë dikujt, e nuk na bënë prej atyre të cilëve as nuk ju beson askush e as nuk i besojnë askujt. O Zot i Madhëruar na bëjë të jemi në shërbim të fesë në çdo aspekt të jetës tonë! Amin!


________________________________
1. Buhariu 3684.
2. Ky tregim është përmendur në librin Nevadirul Hulefa,. E përmend edhe Amr Halid.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Dr. Violeta Smalaj - Prindërimi