Hyrje
Gjuetia konsiderohet prej llojeve dhe mënyrave të fitimit, e të cilën mënyrë, Allahu i Lartësuar ia ka lehtësuar dhe mundësuar njeriut që të ushqehet prej krijesave të Tij. Në të drejtën islame janë përcaktuar normat dhe rregullat që kanë të bëjnë në përgjithësi me gjuetinë.
Për shkak të rëndësisë së njohjes së rregullave që kanë të bëjnë me gjuetinë, juristët myslimanë klasikë dhe bashkëkohorë, kanë shkruar libra dhe punime të shumta shkencore rreth gjuetisë. Nëse i shikojmë dhe analizojmë librat e jurisprudencës islame shohim se që të gjithë dijetarët kanë vendosur kapituj të veçantë që kanë shpjeguar rregullat dhe normat e gjuetisë.
Pa dyshim se Allahu i Lartësuar të gjitha begatitë që i ka krijuar në këtë univers i ka nënshtruar për njeriun që t’i shfrytëzoj, por në të njëjtën kohë ka përcaktuar mënyrat dhe rregullat e shfrytëzimit. Allahu i Lartësuar në mënyrë shumë të qartë ka thënë: “A nuk shihni se si Allahu jua ka bërë të mundur t’i shfrytëzoni të gjitha ato që gjenden në qiej dhe në Tokë dhe ju ka mbuluar me dhuntitë e Tij të dukshme e të padukshme? E megjithatë, disa njerëz polemizojnë për Allahun pa kurrfarë dijenie, pa kurrfarë rrëfyesi dhe pa libër ndriçues.”(1)
Kuptimi etimologjik dhe terminologjik i gjuetisë
Gjuetia që në gjuhën arabe njihet si e që në kuptimin etimologjik d.m.th. të marrësh, ndërsa në kuptimin terminologjik nënkuptohet gjuetia. Gjuetia sipas sheriatit është: “Të gjuajturit e shtazës së egër e cila është hallall për t’u ngrenë, dhe e cila gjallesë nuk mund të zihet-kapet ndryshe (përveç se më gjueti)”(2). Po ashtu gjuetia është lejuar edhe për ato shtazë të cilat nuk hahen,(3) por mund të ketë dobi të tjera prej tyre, si f.v. leshi, dhëmbi, lëkura etj.
Norma e gjuetisë
Gjuetia është e lejuar-hallall sipas Sheriatit me pajtueshmërinë e të gjithëve,(4) kur për këtë ka mbështetje në Kuran, Sunet dhe ixhma. Si f.v. ajetet: “... e kur të hiqni ihramin, atëherë gjahtoni...”(5) “...thuaj: “U janë të lejuara të
gjitha ushqimet e mira dhe ai (gjahu) i gjahtarëve (shtazëve) të dresuar që i mësoni ashtu si ju ka mësuar juve Allahu...” (6) “U është lejuar juve gjahu në det dhe ushqimi i tij, begati për ju dhe për udhëtarët...”(7).
Si argument se gjuetia është e lejuar, ka edhe hadithe të Pejgamberit a.s., si p.sh.: rasti kur Pejgamberi a.s. i ka thënë Adij bin Hatimit: “Nëse e lëshon qenin tënd dhe e përmend emrin e Zotit, e nëse qeni e zë (gjahun) dhe e mbyt atëherë, merre dhe haje. E po që se ka ngrenë (qeni) diçka prej gjahut, atëherë mos e ha atë (gjahun), ngase atë qeni e ka zënë për vete.”(8)
Gjuetia në det është e lejuar në çdo kohë dhe gjendje, ndërsa gjuetia në tokë është e lejuar gjithmonë më përjashtim kur njeriu është në ihram,(9) ku për këtë thotë Allahu xh.sh.: “U është lejuar juve gjahu në det dhe ushqimi i tij, begati për ju dhe për udhëtarët, kurse gjahu tokësor u është ndaluar sa të jeni në ihram...”(10).
Gjuetia konsiderohet veprim i urryer nëse bëhet për argëtim.
Kushtet të cilat duhet t’i plotë sojë gjuetia për të qenë hallall
Për të qenë gjuetia e lejuar, duhet të plotësohen kushtet që kanë të bëjnë me gjuetarin, mjetin e gjahut dhe vetë gjahun.
Kushtet që duhet të plotësoj gjuetari janë:
1. - Që gjuetari të jetë prej atyre që pranohet prerja dhe therja prej tij.(11) Sipas unanimitetit të të gjithë dijetarëve, gjuetia e myslimanit është hallall. Po ashtu gjuetia e ithtarit të Librit është hallall. Thënë ndryshe, edhe gjuetari duhet t’i plotësojë kushtet sikurse edhe therësi, ngase, gjuetari është në pozitë të njëjtë sikurse therësi. Këtu duhet përmendur se sipas shumicës dërmues të fukahave, përveç shafitëve, nuk i lejohet të gjuaj i çmenduri apo fëmija që ende nuk di të dalloj të mirën prej të keqes.(12)
2. - Që gjuetari të mos jetë pjesëmarrës në gjueti, therja e të cilit nuk lejohet, si adhuruesi i zjarrit, renegati, idhujtari(13) etj..
Si, f.v. nëse mexhusiju e shoqëron myslimanin në gjueti ose në therje, në lëshuarën e shtazës së dresuar për gjah apo në gjuajtje me mjet, atëherë gjahu apo kafsha e therur nuk lejohet. E po që se mjeti apo shtaza e dresuar e myslimanit nuk arrin para mjetit apo shtazës së dresuar të mexhusijut, atëherë gjahu i tillë konsiderohet haram. Nga ky kusht kuptohet qartë ajo se nëse nuk dihet se cili e ka qëlluar i pari, atëherë gjahu i tillë është i ndaluar.
3. - Që të mos lihet të përmendurit e emrit të Allahut xh.sh. me qëllim në rastin e gjuajtjes apo lëshuarës së shtazës së dresuar për gjah.(14) Të përmendurit e emrit të Allahut xh.sh. gjatë kohës së gjuetisë është kusht,(15) sikur që është edhe gjatë
kohës së therjes. E nëse nuk përmendet emri i Zotit nga harresa, gjahu i tillë lejohet të hahet. Për atë se duhet të përmendet emri i Zotit gjatë kohës së gjuetisë merret si argument ajeti: “...dhe hani, pra, atë që gjahtuan për juve dhe më parë përmendni emrin e Allahut...”(16).
4. -Të mos jetë gjuetari i tokës në ihram për shkak të haxhit apo të umres, ndërsa gjahu i detit është hallall për të edhe pse është në ihram. Për atë se nuk lejohet për personin që është në ihram të gjuajë në tokë, ndërsa në det po si argument merret ajeti: “U është lejuar juve gjuetia e detit dhe ushqimi i tij, begati për ju dhe udhëtarët. E u është ndaluar gjuetia e tokës deri sa ju jeni në ihrama...”(17).
Kushtet që duhet t’i plotësojë mjeti i gjahut
Mjeti për gjueti mund të jetë armë ose shtazë.(18)
1. Arma. Për atë se arma është lloj mjeti për gjah, si argument e kemi ajetin: “O ju që keni besuar, gjithsesi do t’ju sprovoj juve Allahu me diçka prej gjahut që e arrijnë duart tuaja ose shigjetat tuaja...”(19).
Kusht është që arma të jetë e mprehur, si: shtiza, shpata, shigjeta, çiftja dhe të gjitha llojet e pushkëve, në mënyrë që të mundësohet shpërthimi dhe derdhja e gjakut të gjahut. E po që se ndodhë që mjeti është i topitur dhe nuk ka mundësi shpërthimi, ose të qëlluarit e gjahut më shtizë prej së gjëri, atëherë gjahu i tillë konsiderohet si cofëtin, dhe mishi i tillë konsiderohet haram. Për këtë si argument është fjala e Pejgamberit a.s.: “Kur gjuan më shtizë (gjahun) dhe ngulet (në gjak), atëherë ha-ushqehu prej tij, nëse e qëllon atë (gjahun) me gjerësinë e shtizës, atëherë mos ha prej tij.”(20) Nëse ndodhë që gjatë gjuetisë gjahut t’i këputet një pjesë e trupit e gjahu të mbetet gjallë, pjesa e tillë është haram të hahet.(21) Për këtë Pejgamberi a.s. thotë: “Çfarë do që këputet prej shtazës së gjallë ajo pjesë e
këputur është haram.”(22) Gjahu nuk lejohet të gjuhet me ato mjete me të cilat është e ndaluar të bëhet therja dhe prerja siç është: dhëmbi dhe thoi. Mu për këtë Pejgamberi a.s. ka thënë: “Ju mund të hani një kafshë të therur me çdo mjet që shkakton rrjedhjen e gjakut përderisa mbi të përmendet emri i Allahut, përveç dhëmbit dhe kthetrave (nuk lejohet të përdoret). Dhëmbi është kockë dhe thoi është thika e abisinianëve (etiopianëve).”(23)
2. Shtaza. Lejohet të bëhet gjuetia më shtazët-shpezët shqyesë që janë dresuar, si: qeni, zagari, tigri, luani, skifteri etj.. Për këtë kemi si argument ajetin kuranor: “...u janë lejuar juve ushqimet e mira dhe ai (gjahu) i gjahtarëve (shtazëve) të dresuara që i mësoni ashtu si ju ka mësuar juve Allahu. Hani, pra, atë që gjahtuan për juve...”(24)
Gjithashtu si argument mund të përmendim edhe hadithin e transmetuar nga Adij bin Hatim, i cili ka thënë: “E kam pyetur Pejgamberin a.s. për gjuetinë që e bën skifteri, e Pejgamberi a.s. është përgjigjur: “Kur ta gjahtoj për ty, atëherë haje atë.”(25)
Kushtet të cilat duhet t’i plotësojë shtaza apo shpeza e cila përdoret për gjah
1. Të jetë shtaza e dresuar. Kusht se duhet më qenë shtaza e dresuar qartë vërehet nga ajeti: “...u janë lejuar juve ushqimet e mira dhe ai (gjahu) i gjahtarëve (shtazëve) të dresuar që i mësoni ashtu si ju ka mësuar juve Allahu. Hani, pra, atë që gjahtuan për juve...”(26)
2. Që shtaza e dresuar të mos hajë asgjë nga gjahu. Për këtë si argument mund të përmendin hadithin që Pejgamberi a.s. i drejtohet Adij bin Hatimit, duke i thënë: “Kur ta lëshosh për gjah qenin e dresuar dhe më parë e ke përmendur emrin e Zotit, nëse ai e ka zënë gjahun dhe e ka mbytur, atëherë haje atë . E po qe se ka ngrenë diçka prej saj, mos e ha atë, sepse unë kam frikë se ndoshta shtaza e dresuar, atë e ka zënë për vete.”(27) E nëse shpendi i dresuar si skifteri etj., hanë diçka prej gjahut, gjahu i tillë lejohet të hahet ngase nuk është kusht që shpendi i dresuar të dresohet për të mos e ngrenë gjahun, por kusht te dresimi i shpendëve është që kur të thirret prej zotërisë ai t’i përgjigjet thirrjes, ndërsa kusht te dresimi i shtazëve është që shtaza të dresohet që të mos e hajë gjahun.
3. Që shtaza e dresuar të jetë shqyese.
4. Që shtaza ta shqyej gjahun dhe që gjahu të jep jetën për shkak të derdhjes së gjakut. E po qe se shtaza e dresuar e mbyt gjahun duke ngulfatur, goditur, por që nuk shkakton gjakderdhje, gjahu i tillë nuk lejohet të hahet.
5. Që bashkë me shtazën e dresuar të mos marrë pjesë edhe shtaza e pa dresuar në gjuajtjen e gjahut.
6. Që të përmendet emri i Zotit, kur të lëshohet shtaza për gjah. Për argumentimin e kësaj mund të përmendim hadithin e transmetuar nga Adijj bin Hatimi, hadithi që është përmendur më lart.
Kushtet të cilat duhet të plotësohen për gjahun
1. Që gjahu të jetë prej gjallesave që lejohet për t’u ngrenë mishi i tyre.28 Sipas hanefitëve të gjuhet shtaza që i lejohet ngrënia e mishit, po ashtu lejohet të gjuhet edhe shtaza të cilës nuk i hahet mishi, por që prej tyre ka leverdi të tjera, si f.v. leshi, lëkura, brirët. Mund të gjuhet për t’u mbrojtur nga sherri i saj (shtazës).
2. Gjahu duhet të jetë shtazë e egër, të cilën njeriu nuk mund ta zë për ta prerë. Po qe se ndodhë që shtaza e butë (shtëpiake) egërsohet, lejohet të gjuhet dhe konsiderohet hallall nga shkaku se nuk ka mundësi për t’u zënë ndryshe.
3. Që gjahu ta jep shpirtin prej plagës së shkaktuar. E nëse gjahu e jep shpirtin prej goditjes, frikës etj., gjahu i tillë nuk lejohet të hahet.(29)
4. Që të dihet sigurt se gjahu e ka dhënë jetën për shkak të gjuajtjes nga shtaza e dresuar apo nga mjeti me të cilin ka gjuajtur gjahtari. Po qe se nuk dihet sigurt se gjahu nuk e ka dhënë jetën për shkak të gjuetisë, por, fitohet dyshimi se gjahu e ka dhënë jetën për ndonjë shkak tjetër, atëherë gjahu i tillë nuk lejohet të hahet.
5. Që të prehet gjahu nëse arrihet i gjallë. Për këtë si argument kemi fjalët e Pejgamberit a.s.: “Nëse e arrin të gjallë (gjahun), atëherë preje atë.”(30)
Rezyme
Si përmbledhje e gjithë kësaj që u shpjegua mund të vijmë në përfundim:
1. Gjuetia vije në shprehje atëherë kur shtaza është e egër dhe nuk mund të kapet pos duke e gjuajtur.
2. Gjuetia është e lejuar sipas pajtueshmërisë së të gjithë dijetarëve të ymetit.
3. Gjuetia ka kushtet e veta të cilat duhet t’i plotësoj për të qenë e lejuar, si:
a. kushtet që kanë të bëjnë më gjuetarin, e si kusht kryesor është që gjuetari të jetë prej atyre që lejohet të therë shtazën d.m.th. të jetë mysliman apo prej ithtarëve të Librit (i krishterë apo hebre) dhe që gjuetari të përmend emrin e Zotit.
b. kushtet që kanë të bëjnë me mjetin e gjahut. Si mjet i gjahut konsiderohet arma dhe shtaza e dresuar. Arma duhet të jetë e atillë që e shqyen vendin kur e godet shtazën dhe e shkakton rrjedhjen e gjakut, ndërsa shtaza duhet të jetë e dresuar për gjah dhe që të mos e ha gjahun për vete por t’ia sjell pronarit të vet.
4. Gjahu duhet të jetë prej gjallesave që lejohet ngrënia e saj, nëse arrihet e gjallë duhet të theret dhe duhet të jetë gjuetari i sigurt se mjeti i tij e ka shkaktuar mbytjen e gjahut. Po ashtu sipas hanefitëve lejohet edhe shtaza që nuk i hahet mishi, por prej saj ka dobi tjera si: lëkura, leshi etj..
___________________________
1 Lukman, 20.
2 Mensur bin Idris el-Behutij, Keshful Kinai An Metnil Iknai, boton Darul Fikr, Bejrut 1402h, vol. VI, fq.213.
3 El-Kesaniju, Bedaiu Sanai, vol. V, fq.44.
4 En-Neveviu, Sherhu Neveviji Ala Sahihil Muslim, vol. XIII, fq. 78.
5 El-Maide, 2.
6 El-Maide, 4.
7 El-Maide, 96.
8 Buhariu nr. 5486.
9 Muhamed Uthman bin Alij ez-Zujeliju el-Hanefiju, Tebejjunul Hakaiki Sherhu Kenzi Dekaik, Darul Kutubul Islamijjeti, Kajro, vëll. VI, fq. 50. En-Neveviu, Sherhu Neveviji Ala Sahihil Muslim, vël. XIII, fq. 73.
10 El-Maide, 96.
11 En-Neveviu, Sherhu Neveviji Ala Sahihil Muslim, vëll. XIII, fq. 73.
12 Esh-Shiraziu, El-Muhedh-dheb fil Fikhi-sh-Shafiji , viti i botimit 1976, vëll. I, fq. 253.
13 Muhamed Uthman bin Alij ez-Zujeliju el-Hanefiju, Tebejjunul Hakaiki Sherhu Kenzi Dekaiki, vëll. VI, fq.60.
14 Tebjjunul Hakaik, vëll. VI, fq. 53-54.
15 En-Neveviu, Sherhu Neveviji Ala Sahihil Muslim, vëll. XIII, fq. 74.
16 El-Maide, 4.
17 El-Maide, 96.
18 El-Kasani, Bedaiu Sanai, vol. V, fq.44.
19 El-Maide, 94.
20 Muslimi, 1929
21 Muhamed Emin bin Umer Abidini, Reddul Muhtar, Alemul Kutub, 1423h/2003, vëll. I, fq. 20.
22 Ibën Maxheh, 3216.
23 Buhariu nr. 5503, Muslimi nr. 1968.
24 El-Maide, 4.
25 Ebu Davudi nr. 2851.
26 El-Maide, 4.
27 Buhariu nr. 175.
28 El-Kasani, Bedaiu Sana’i, vëll. V, fq. 36.
29 Muhamed bin Muhamed el-Hatib esh-Sherbini, Mugnil Muhtaxh Ila Mearifeti Meani el-Fadhil Minhaxh, Darul Mearifeti, 1418 h/1997, vëll. IV, fq.272.
30 Muslimi nr. 1929.