Shkupi në optikën e një udhëpërshkruesi arab


Emri i tij në turqisht është “Yskyp”, dhe është një qytet i lashtë në brigjet e lumit Vardar, në një lartësi prej rreth dyqind e pesëdhjetë metra mbi nivelin e detit, në një luginë pjellore, të rrethuar me malet e mbuluara nga bora. Është kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, një nga ish-republikat jugosllave, që nga viti 1945. 
Qyteti është i njohur që nga epoka romake si një qendër e aktivitetit ekonomik, falë vendndodhjes së tij gjeografike. Ishte një vendbanim ilir i quajtur Shkup. U godit nga një tërmet i fortë në vitin 518, i cili e shkatërroi plotësisht. Ai u rindërtua vite më vonë, gjatë sundimit të Justinianit 527-565 dhe u emërua “Justiniana Prima”. Por shpejt rifitoi emrin... Sakalibanët e pushtuan në fund të shekullit të shtatë, por Bizanti e rifitoi kontrollin mbi të deri në shekullin XIII - me përjashtim të disa periudhave - gjatë të cilave u pushtua nga bullgarët dhe serbët. 
Turqit osmanë, kishin filluar marshimin e tyre në Evropë, dhe filluan drejtpërdrejt në Ballkan. 
“Yskypi – Shkupi” u hap në fillim të mbretërimit të Sulltan Bajazidit të Parë në vitin 1390-1402, me nofkën “Yildirim”, që do të thotë rrufeja. Osmanët shpejt e bënë kryeqytetin e tyre të dytë pas Edirnes dhe bazën e tyre ushtarake për të vijuar kështu pastaj fushatën e tyre në Evropë. 
Rëndësia e tij u bë e madhe, tregtia lulëzoi në të dhe lëvizja e ndërtimit ishte aktive në të, kështu që ndërtesat e mëdha u shtuan, si xhamitë, pallatet, shkollat, faltoret dhe banjat. 
Më e rëndësishmja nga xhamitë e tij është, Xhamia e Sulltan Muradit – 1436 dhe Xhamia e Ishak Beut – 1448. Pastaj xhamia Isa Beu në vitin 1475, xhamia Hoxha Mustafa në vitin 1485 dhe së fundi Xhamia e Jahja Pashës në vitin 1502. Sa u përket shkollave të saj, ajo solli një lëvizje kulturore që u bë e famshme në shekujt XVI dhe XVII, me poetët, historianët dhe studiues të saj të shquar. 
Emrat e disa prej njerëzve të tyre të famshëm janë përmendur në Enciklopedinë Islame, botimi i parë - si: Is’hak Çelebi, i njohur si El Yskypi, Pir Muhamed Ashik Çelebi, Uvejs bin Muhamed, i njohur si Vejsi , dhe Atai Noi Zadeh el Yskypi, ndër të cilët kishte poetë, juristë, gjykatës dhe shkrimtarë.
Gjermanët pushtuan Shkupin në pranverën e parë të prillit 1941, dhe e bënë bazë ushtarake. U godit nga një tërmet në vitin 1963, që humben jetën afërisht dy mijë njerëz. Pjesa më e madhe e pjesës tjetër u shpërnda dhe e gjithë lagjja lindore, e cila përmban shumicën e ndërtesave të lashta islame, si xhamitë, tregjet dhe objektet, u shkatërrua, dhe lagjet e tjera u dëmtuan, por qeveria nxitoi të rindërtonte, dhe Shkupi u kthye në një qytet të begatë në industrinë dhe tregtinë e tij, dhe popullsia e tij u rrit çuditërisht. 
Pasi ishin në regjistrimin e vitit 1961, vetëm 983.161 njerëz, ata u bënë pas dhjetë vjetësh, pra në vitin 1971, 962.388 njerëz. 
Shkupi në shekullin e shtatëmbëdhjetë ishte një nga qytetet më të mëdha në Ballkan. Në atë kohë kishte 2150 dyqane, dyzet e pesë xhami, shtatëdhjetë e pesë mesxhide, njëzet Tekije, njëzet shtëpi bujtinash, shtatëdhjetë shkolla fillore, pesë shkolla të mesme dhe nëntë shkolla private për lexim dhe intonacion të Kuranit. Shtatë hotele falas, për të cilët kalimtari nuk paguan asgjë, dhe më shumë se një mijë banja nëpër shtëpi private, duke i shtuar edhe një numër të disa banjave publike. 
Në një vizitë të një delegacioni qeveritar sirian në qytetin e Shkupit, delegacioni sirian bëri një shëtitje në qytet dhe nga një vend i lartë - ku e shihnin qytetin në pamjen e tij të përgjithshme - anëtari i delegacionit, z. Munib el Tahan tha: “Ne pamë një xhami të lashtë, dhe afër saj një treg antik, si dhe rrugën e saj me gurë të mëdhenj e të lëmuar (kalldrëm) dhe në këtë treg kishte dyqane për shitje dhe artizanate, tradicionale dhe antike, si dhe dyqane që shesin pëlhura dhe tekstile të ndryshme. 
Munib el Tahani thotë: “Më e bukura ishte mirëpritja që delegacioni e takonte kudo që vizitoi - dhe ndoshta arsyeja ishte se shumica e pronarëve të dyqaneve ishin myslimanë - dhe kur dëgjuan një nga anëtarët e delegacionit duke folur në arabisht, ata ndjenin një lidhje shpirtërore dhe nostalgji për gjuhën e Kuranit - kështu tha një nga qytetarët - dhe disa prej tyre ishin të kënaqur dhe shfaqnin lumturinë që ai është mysliman dhe se ai na do, sepse ne jemi nga vendet islame, madje edhe përkthyesja që po ecte me ne nuk i fshehu ndjenjat ndaj nesh dhe tha se quhej Xhuliana e myslimanët e quajnë Lejla. Ajo që e lëndon shpirtin është se xhamia më e madhe dhe madhështore në Shkup nuk i hap dyert veçse për turistët. Një nga qytetarët në Shkup tha: “Ajo hapet vetëm për namazin e xhumasë dhe për dy bajramet.” 
Në një qytetin e Shkupit, në vitin 1991, nga një gazetar arab, ai përshkruante atë që shihej në kryeqytetin e Maqedonisë dhe tha: Arkitektura islame dukej e qartë, qendra tregtare në zemër të qytetit. Minaret ishin të larta, që arrinin deri në qiell dhe dritat shumëngjyrëshe ishin mbështjellë rreth tyre, si shprehje e gëzimit të Ramazanit në muajin e agjërimit. U sigurova të vizitoja Xhaminë e Madhe, e cila ishte gjëja e parë që më ra në sy nga dhoma e hotelit dhe gjëja e fundit që e shoqërova para se të flija. Shkova në distriktin e pazarit dhe gjeta një sërë dyqanesh luksoze, të ngjashme me dyqanet e vjetra në Han el Halili në Kajro. Iu afrova xhamisë, pasi mbaroi koha e agjërimit, e gjeta xhaminë të mbushur me besimtarë dhe një i ri tetëmbëdhjetë vjeç duke lexuar Kuranin fisnik, në mënyrën e leximit të shejh Abdulbasit Abdusamed dhe të pranishmit po dëgjonin me vëmendje, imami i xhamisë, shejh Selami po ua shpjegonte kuptimet e leximit fisnik. 
Gjeta dyqane të vogla pranë bibliotekës së madhe, që shisnin libra dhe revista, të cilat kanë të bëjnë me mësimet e fesë islame, dhe të tjera, të cilat janë nxjerrë nga meshihati islam, ku natyra e shtetit laik pasqyrohet në marrëdhëniet e tij me fetë. Shkupi është kryeqyteti administrativ dhe kulturor i Maqedonisë, dhe lumi Vardar e përshkon atë. Karakterizohet me tipare ballkanike, krahas manifestimeve të arkitekturës islame, veçanërisht në rrethin e pazarit të vjetër. Më pas shfaqet arkitektura moderne që u ndërtua në qytet, pas tërmetit të vitit 1963, ku u rindërtua sërish për të pasur një karakter modern të ndryshëm nga ai që u restaurua dhe u ruajt nga monumentet e tij antike, gjë që tërmeti shkatërrues nuk arriti deri aty. 
Jeta kulturore në Shkup fillon nga universiteti, ku buron nga kontributi shkencor i Universitetit të Shkupit, i cili strehon njëzet e pesë mijë studentë. Në Shkup ka dy institute për studimin e muzikës, një institut i lartë i arteve të bukura dhe të aplikuara dhe një tjetër për artet e teatrit, kinemasë, radios dhe televizionit. Shkupi ka një numër të muzeve. Popullsia e Shkupit është afër gjysmë milion njerëz. Këtu duhet të përmendim një nga dijetarët e njohur nga Shkupi në të kaluarën, përkatësisht Pir Muhamedi, myftiu i Shkupit. El Muhebi e përmend në librin e tij “Hulas el Athar” se Pir Muhamedi u bë myfti në Shkup, dhe se ky myfti ishte shumë i famshëm dhe ishte një jurist i ditur. Ai mblodhi çështjet që kishin ndodhur në kohën e tij nga çështjet që jepte fetva, e më pas i rregulloi ato në kapitujt e jurisprudencës, dhe njiheshin si “Fetvatë e el-Yskybiut”. Vdiq në vitin 1611. 


 


Mahmud Karut
Përktheu nga arabishtja: Shpend Hulaj 
Marrë nga libri “Muslimanët në ish-Jugosllavi”, Mahmud Karut
Dituria Islame 393


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Kush është Ismail Mziu ?