E vërteta e padiskutueshme për të cilën na thërret natyrshmëria jonë, është se tërë kjo që na rrethon, është krijimtari e Allahut të Madhëruar. Tërë kjo që na rrethon, ajo që shohim dhe ajo që nuk shohim, ajo që e pranojmë por edhe ajo që pa të drejtë nuk e pranojmë, është krijimtari e fuqisë absolute të Allahut të Lartësuar. Këtë të vërtetë e patën pranuar edhe politeistët, të cilët Zotit Krijues i shoqëronin shok në adhurimin e Tij. Në Kuran për ta thuhet: ”Po nëse ti i pyet: Kush i krijoi ata, me siguri do të thonë: “Allahu!” E si, pra, ia kthejnë shpinën? (1)
Pastaj ajeti tjetër: ”Thuaj: “Kush ju furnizon me ushqim nga qielli e toka, kush e ka në dorë të dëgjuarit e të parët (tuaj), kush e nxjerr të gjallin nga i vdekuri e kush e nxjerr të vdekurin nga i gjalli, kush rregullon çdo çështje?” Ata do të thonë: “Allahu”. Ti thuaj: “A nuk i frikësoheni?” (dënimit). (2) Kjo është e vërteta që rrjedh shumë pastër nga natyrshmëria jonë. Këtë të vërtetë mund ta quajmë edhe hap të parë që bën mysi mani në jetën e tij të begatshme Islame.
Me këtë koncept kemi të drejtë të the mi se, ne myslimanët jemi krijesat që e pranojmë fuqishëm dhe pa kurrfarë dyshimi Krijues tonin Allahun xh.sh.. Kjo edhe për faktin se ky besim (besimi në Zotin Një) është pjesë e parë dhe e pandashme e besimit akides islame. Nga ky besim i fuqishëm domosdoshmërish rrjedh edhe obligimi ynë për t’iu nënshtruar urdhrave të Allahut, Krijues e Sundues, me qëllim të fitimit të kënaqësisë dhe shpërblimit të Tij. Formën e shprehjes së nënshtrueshmërisë sonë ndaj Allahut, falënderimin dhe lavdërimin që i bëjmë, në terminologjinë islame e quajmë IBADET. Këtu mund të shihet lidhshmëria shumë e ngushtë në mes besimit dhe adhurimit. Kjo mësohet qartë edhe nga leximi që bëjmë në çdo namaz, të ajetit nga kaptina El Fatiha, në të cilin thuhet: ”Vetëm Ty të adhuroj më dhe vetëm tek Ti ndihmë kërkojmë!”
Një pyetje shtrohet doemos këtu: Ç’është adhurimi dhe cila është lidhsh mëria e tij me besimin? Sipas të kuptuarit të Islamit, ibadeti është “ veprim i cili besimtarit mysliman i sjell shpërblim në këtë botë dhe në botën tjetër, është formë me anë të së cilës e falënderojmë Allahun xh.sh. dhe e lavdërojmë Atë.” Adhurimi ibadeti,
Sipas këtij përkufizimi, është një fushë e gjerë, e cila në vete ngërthen tërë jetën e mys limanit. Nga kjo del se nocioni (ibadeti adhurimi) mund të ketë përkufizim të gjerë dhe të ngushtë.
Nëse përkufizojmë adhurimin sipas kuptimit të gjerë, atëherë mund të themi se IBADET është “çdo gjë e ligjshme (në përputhshmëri me Kuranin dhe hadithin), që bën myslimani me qëllim të mirë, duke synuar me këtë kënaqësinë e Allahut dhe shpërblimin e Tij”. Këtë e themi duke u bazuar në faktin se i dërguari i fundit i Allahut xh.sh., Muhamedi a.s., shumë vepra të përditshmërisë sonë i ka quajtur sadaka adhurim. Për këtë rast do të përmendnim se ai fjalën e mirë e quante sadaka, njësoj e quante edhe përshëndetjen e myslimanit, ndihmën ndaj nevojtarit, udhëzimin për të mirë, e bile edhe punën që bën njeriu për të mbajtur familjen e tij, etj. Për tërë këto që u përmendën, myslimanit i është premtuar shpërblim, veçse kuptohet, duhet të jenë brenda kufijve të së lejuarës dhe të bëhen më qëllim të mirë.
Për të pasur një përkufizim më konkret, këtë që përmendëm më lart, do të mund ta konceptonim në një fjali: Çdo mysliman që pason Kuranin dhe Synetin (e kjo përfshin të gjitha sferat e jetës), duke pasur për synim kënaqësinë e
Allahut xh.sh., ai më këtë është ADHURUES i Allahut xh.sh. sipas kuptimit të gjerë të kësaj fjale. (3)
Nëse nga ajo që u përmend, kuptohet adhurimi sipas një koncepti më gjithë përfshirës, atëherë doemos duhet të sqarojmë se, kur përmendet fjala adhurim ibadet, kihet për qëllim kuptimi i ngushtë i fjalës, respektivisht ibadetet, siç janë p.sh.: namazi, zekati, agjërimi, haxhi, të përmendurit e Allahut etj.. Si pas këtij të kuptuari, ibadetet janë format e përpikta të përcaktuara nga Allahu i Lartësuar, me qëllim të falënderimit dhe madhërimit të Tij.
Dijetarët myslimanë, më qëllim të studimit më të lehtë të shkencave islame, kanë bërë ndarjen e tyre në disa fusha, siç janë: fusha e besimit, ajo e etikës, e jurisprudencës, e marrëdhënieve ndërnjerëzore dhe në mesin e tyre ishte edhe fusha e ibadeteve adhurimeve (El Ibadat).
S’do mend se çdo fushë disiplinë ka veçoritë për të cilat dallohet nga fushat e tjera, andaj edhe fusha e ibadeteve ka veçoritë e veta. Në vijim do të përmendim disa nga këto veçori, të cilat edhe do të nxjerrin në pah lidhshmërinë e ngushtë që ka kjo fushë shumë e rëndësishme, me besimin.
- Ibadetet karakterizohen sepse janë të kushtëzuara me synimin nijetin. Do të thotë që nuk mund të ketë ibadet të ligjshëm dhe të denjë e të pranuar nga Allahu, nëse bëhet pa qëllim synim, apo bëhet me synim, mirëpo synohet dikush tjetër përveç Allahut xh.sh..Kjo për faktin se i vetmi Allahu i Lartësuar është i denjë për t’u adhuruar e falënderuar. Në Kuranin famëlartë I Larti thotë: ”...e kush është që e shpreson takimin e Zotit të vet, le të bëjë vepër të mirë, e në adhurimin ndaj Zotit të tij të mos e përziejë askënd”.
Nga ajeti kuptojmë se çdo njeri që shpreson takimin me Allahun xh.sh. dhe shpërblimin e Tij pas ringjalljes dhe llogarisë, e kjo duhet të jetë shpresa e çdo myslimani, atëherë le të bëjë vepër që Allahu i Lartë e ka cilësuar të mirë, për të cilën autori i saj meriton shpërblim, dhe të mos adhuroj askënd përveç Allahut dhe vetëm Atë ta ketë synim. (4)
Kështu pra, veprat e çdo njeriu, si falja e namazit, zekati agjërimi, haxhi etj., pa kurrfarë synimi nijeti,janë të papranuara, siç janë të papranuara edhe nëse i ka kryer me nijet, por për dikë tjetër e jo për Allahun xh.sh., si p.sh. për të fituar përkrahës, për t’u lavdëruar nga rrethi e shoqëria etj.. Nëse nijeti është kusht për të qenë çdo ibadet i ligjshëm, kjo nuk vlen për fusha të tjera, siç janë marrëdhëniet ndërnjerëzore, fusha e etikës, politikës, marrëdhënieve në mes shtete ve etj, dhe kjo për faktin se këto me synim ose pa të, janë të ligjshme dhe të fuqishme. Tërë ajo që dallon, është vetëm se, nëse bëhen me qëllim të afrimit tek Allahu dhe fitimit të kënaqësisë dhe shpërblimin të Tij, ato meritojnë shpërblim dhe, nëse jo, nuk shpresohet shpërblimi, por mungesa e synimit nijetit nuk ndikon që vepra të jetë e jashtë ligjshme.
Nga sa u tha, shihet qartë lidhshmëria e ibadeteve me besimin. E si të mos jenë të lidhura ngushtë me besimin, kur dihet fakti se nuk mund të jenë të pranuara nëse nuk besohet se vetëm Allahu është i denjë për t’u adhuruar, dhe në çdo adhurim duhet të synohet vetëm Ai. I Lartmadhëruari na ka mësuar që në adhurimet tona ditore (e kam fjalën për namazin), të themi në çdo rekat: ”Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm tek Ti ndih më kërkojmë”. (5)
- Fusha e ibadeteve është një fushë shumë e përpiktë në formë dhe kohë. Kjo është një veçori që tregon lidhshmërinë e ngushtë të kësaj fushe me besim in. Kjo për faktin se vetëm me të besuar në Allahun xh.sh. dhe në kompetencën e Tij për të përcaktuar format dhe kohët e këtyre adhurimeve, myslimani dëshmon besimin dhe gatishmërinë e tij për të qe në i nënshtruar ndaj Krijuesit Fuqiplotë. Kjo shihet qartë në kujdesin tonë të madh që adhurimet t’i kryejmë brenda kohës së caktuar të tyre.
Meqenëse fusha e ibadeteve është shumë e përpiktë, çdo përpjekje për të ndryshuar në të, është risi dhe, si e tillë, e ndaluar rreptësisht, për se Allahu i Madhëruar ka premtuar ndëshkim. Tërë ajo që myslimanit i takon të bëjë, është t’i nënshtrohet Allahut xh.sh., dhe pa dy sh im rezultat do të ketë shpërblimin e Tij.
Ibadetet janë formë me anë të së cilës myslimani lidhet drejtpërdrejt me Zotin e tij. Fjala drejtpërdrejt është kuptimplotë dhe e domosdoshme këtu, sepse në Islam nuk ka ndërmjetësim në adhurim. Çdo lloj adhurimi, i cili shoqërohet me ndërmjetësim, ai veçse shndërrohet në paganizëm dhe, si i tillë, bie ndesh me Njëshmërinë e Allahut në adhurim dhe bie ndesh edhe me besimin si tërësi, se pse akideja islame nuk pranon pjesëzim. Se Allahu duhet adhuruar i Vetëm, përveç të tjerash, na mëson edhe ky verset kuranor: ”Adhuroni Allahun e mos i shoqëroni Atij asnjë send...,” (6) Andaj, nëse besohet ekzistimi i Allahut, po Atij i bëhet shok në adhurim, atëherë kemi të bëjmë me kontradiktë të papranuar, e cila shkatërron atë që është ndërtuar më parë. Nga kjo rezulton se, për t’u pranuar adhurimet, parimisht duhet të rregullohet besimi, gjegjësisht të besohet ashtu siç na ka urdhëruar Allahu, e jo si duam ne. Sepse e vërteta është ajo që na ka ardhur nëpërmjet Shpalljes hyjno re, e jo ajo që e përcaktojmë si të vërtetë me mendjet tona të kufizuara, larg nga udhëzimi hyjnor.
Ibadetet si fushë e veçantë dhe besimi akideja, janë të lidhura aq ngushtë njëra me tjetrën, saqë mund të themi se besimi i mirëfilltë është shtytje e fuqish me për adhurim të sinqertë, dhe adhurimi i sinqertë është rrjedhojë e besimit të mirëfilltë. Siç është edhe besimi i shtrembër arsye për sjellje dhe adhurime të shtrembra. Këtë e shohim qartë në fetë e tjera përveç Islamit, qofshin ato me bazë në shpallje apo të shpikura, në esencë.
Akideja islame është themeli mbi të cilin myslimani ndërton Islamin e tij, është bazamenti i gjithçkaje.(7) Nëse na mazi është quajtur shtyllë e fesë, për shkak të rëndësisë së tij, atëherë lirisht mund të themi se akideja besimi është themeli mbi të cilin është e ngritur kjo shtyllë dhe çdo shtyllë tjetër e Islamit.
Allahu i Madhëruar myslimanët e parë (e pas tyre edhe ne) i obligoi me obligime (detyra), u lejoi të dobishmet dhe ua ndaloi të dëmshmet, por jo para se t’u këtë mbjellë thellë në zemra besimin e drejtë në Allahun e Lartësuar. Kjo shihet në misionin e të gjithë të dërguarve të Allahut xh.sh., duke përmendur me theks të veçantë të dërguarin e fundit, Muhamedin a.s., i cili në trembëdhjetë vitet e thirrjes së tij në periudhën mekase, ishte i përqendruar kryesisht në çështjet e besimit.
Në Kuranin Famëlartë, po edhe në hadithet e Pejgamberit a.s., të cilat janë pjesë e kushtetutës së Islamit, e gjejmë shumë shpesh të përmendet akiden, dhe kjo për shkak të rëndësisë së saj shumë të madhe. Mirëpo, ajo që duhet thënë domosdoshmërisht këtu, është se në kë to burime të Islamit, me akide përmblidhet bazamenti i Islamit dhe besimi i gjallë, i mirëfilltë, ndikues i cili krijon ndryshime madhështore nga e mira, i cili bartësin e këtij besimi e bën adhurues të sinqertë të Allahut Një, i cili bën ndryshime pozitive në sjellje, në të menduar e të perceptuar, i cili i ndërron bartësit të tij tërë konceptin e jetës drejt pozitives.
Kur flasim për akiden islame, për adhurimin dhe sjelljet e myslimanit në përgjithësi, ndihemi keq, po detyrohemi që, për hir të së vërtetës, të pranojmë një realitet që është bërë pjesë e përditshmërisë sonë. E kam fjalën për kontradiktat e plota në mes fjalëve që themi, dhe punëve që bëjmë. Sot Bota Islame (nëse më lejohet të përgjithësoj në këtë mënyrë) jeton në një botë të kundërt me atë që është identifikuar me vetëdëshirë. Ne na dallon Islami nga të tjerët, por shpesh vetëm nga të shprehurit e përkatësisë fe ta re, kurse në të vërtetë, për nga sjelljet, nuk dallojmë shumë nga jomyslimanët. Nëse është kështu, atëherë ta kuptojmë se me këtë nuk është i kënaqur Ligjdhënësi, Allahu i Gjithëdijshëm. Kjo për faktin se Ai kërkon që besimin në Të ta arsyetojmë me vepra, sjellje, moral dhe gjithashtu me adhurim të de një, sepse është i Vetmi që meriton Adhurim. Se cili ta kuptojë se të Allahut jemi të gjithë, por kjo nuk do të thotë se të gjithë do të jemi të shpëtuar. Të shpëtuar janë vetëm ata që besojnë fuqishëm Shpalljen e fundit, të cilën tek ne e komunikoi me besnikëri pejgamberi i fundit, Muhamedi a.s., dhe këtij besimi i bashkohen veprat që janë në përputhshmëri të plotë me besimin.
I dërguari ynë, Muhamedi a.s., më së fuqishmi e besoi Allahun xh.sh., ishte ai prej të cilit mësuam si duhet besuar, adhuruar, sjellë, thënë, me një fjalë, mësuam si dhe pse jetohet. Nga jeta e tij e begatshme, mund të shohim se ishte më i binduri në Allahun, por edhe më së shumti E adhuronte Atë. Nga kjo duhet të marrim mësim dhe të kuptojmë se besimi është hapi i parë, pa të cilin nuk ka të ecur, por nëse bëjmë vetëm këtë hap dhe jo edhe hapa të tjerë, atëherë, ta di më se nuk kemi ecur, po vetëm kemi dashur të ecim, e në mos kush tjetër, jeta na ka mësuar se, me të dëshiruar nuk vijnë rezultatet, por atyre duhet t’u shoqërohen vepra serioze.
Për fund, do të përmendim edhe një fakt nga Kurani Famëlartë, i cili na e bën të qartë edhe një herë lidhjen e ngushtë në mes besimit të vërtetë dhe adhurimeve të sinqerta.
Allahu i Gjithëdijshëm thotë: “E, besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, të cilëve, kur përmendet Allahu, u rrëqethen zemrat e tyre, të cilëve, kur u lexohen ajetet e Tij, u shtohet besimi, dhe që janë të mbështetur vetëm te Zoti i tyre. Dhe, të cilët falin (rregullisht) namazin dhe nga ajo, me se i furnizuam Ne, ata japin. Të tillët janë besimtarë të vërtetë dhe për këtë kanë vende të larta te Zoti i tyre, kanë falje dhe kanë furnizim në mënyrë të ndershme”.(8)
Besoj se nuk ka nevojë të thuhet më shumë për rolin e besimit të vërtetë dhe lidhshmërinë e tij me ibadetet, pas këtij ajeti të mrekullueshëm kuranor. Me më sime dhe mesazhe shumë të qarta, Allahu xh.sh. na mëson se vërtet me besim të plotë janë ata të cilëve, kur përmendet Allahu, u rrëqethen zemrat nga Madhështia e Tij, e u forcohet besimi bindja kur u lexohen ajete nga Kurani Famëlartë, dhe janë ata të cilët vetëm në Zotin mbështeten dhe vetëm Atij i janë bindur e askujt tjetër. E besimtarë të vërtetë janë ata që edhe falin namazin ashtu si duhet, në kohën dhe formën e paraparë, edhe japin në rrugën e Allahut nga pasuria me të cilën i ka begatuar Allahu. Ata që kanë këto cilësi, janë besimtarë të sinqertë, që në zemrat e tyre nuk mbajnë kurrfarë dyshimi. Allahu për ta ka përgatitur grada të larta në
Xhenet, do t’ua falë mëkatet dhe në Xhenet do t’u japë begati të bollshme, pa pasur nevojë të mundohen për to.(9)
Ky pra është besimi dhe kjo është lidhshmëria e tij me ibadetet, e këto janë disa nga begatitë me të cilat Allahu i Mëshirshëm i begaton robërit e vet besimtarë.
Pas tërë kësaj, mund të përfundojmë se besimi është trungu, kurse adhurimet janë frutat e tij, e kush mund të mohojë lidhjen e ngushtë ndërmjet trungut dhe frutave të tij... Trungu pa fruta, është i pavlefshëm, kurse frutat pa trung, nuk mund të ekzistojnë. Meqë kjo është shumë e vërtetë, i lusim të gjithë besimtarët myslimanë që besimin e tyre të drejtë ta arsyetojnë me punë, nëse duan të jenë të shpëtuar.
______________________
Fusnotat:
1. Kur’an (EzZuhruf: 78)
2. Kur’an (Junus: 31).
3. Dr. Hasen Ejjub TebsitulAkaid El Islamije,fq. 178, Daru Selam Kajro 2003.
4. Dr. Vehbet EzZuhejli EtTefsurul Vezhiiz ala Hamish ElKur’anil Adhim, fq. 306, Darul Fikr Damask.
5. Kur’an (ElFatiha:5).
6. Kur’an (EnNisa:36).
7. Prof dr. Muhamed Seid Ramadan ElButi,Të vërtetat e patundshme të besimit islam, fq. 50 , ShB Asr Tetovë 2004.
8. Kur’an (ElEnfal: 2, 3 dhe 4).
9. Dr. Vehbet EzZuhejli EtTefsurul Vezhiiz ala Hamish ElKur’anil Adhim, fq. 178.
Dituria Islame 198