Myderriz hafëz Nexhati ef. Ahmedi një jetë e tërë kushtuar arsimimit islam

 


Myderriz hfz. Nexhati Ahmedi, mësimet e para fetare arsimore i mori nga i ati, myderriz hfz. Ali ef. Rexhaliu. Rrjedh nga një familje preshevare, me një histori të gjatë hoxhallarësh. Për më se njëzet vjet ishte kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame të Preshevës dhe anëtar i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, gati katër mandate. 
Myderriz hfz. Nexhati ef. Ahmedi, nuk është krejt i panjohur për opinionin e gjerë fetar islam, në trojet shqiptare të ish-Jugosllavisë. Ai ishte ndër të parët që, pas babait të tij, arriti të merrte titu llin e myderrizit, në komunën e Preshevës, asokohe kur Presheva ishte qendër kazaje dhe kishte organin e quajtur Myftini. Kryetar i kësaj Myftinie (Këshilli i Bashkësisë Islame i Preshevës), për plot njëzet vjet ishte vetë myderriz hfz. Nexhati ef. Ahmedi. 
I ati i tij, Ali ef. Rexhaliu, nga Presheva (i lagjes së Efendilerëve), që kishte shërbyer në disa qendra të mëdha të Kosovës si myderriz, këtë gradë të arsimit fetar e kishte arritur duke diplomuar në Stamboll. Ai, për një kohë, për afro shtatë vjet, punoi në Gjakovë e më pas edhe në Prizren (dhjetë vjet) në cilësinë e drejtorit të Shkollës për profesorë “Darul mual-limin”. Në kohën kur Myderriz Ali ef. Rexhaliu shërbente në Prizren, i lindi djali, Nexhatiu. Ky djalë i lindur në Prizrenin e bukur të Kosovës, më vonë do të vazhdonte rrugën e t’et dhe do të arrinte të bëhej myderriz. 
Në vitin 1912, kur forcat turke u larguan nga trojet shqiptare kësodore gati sa ishte shpartalluar Perandoria Osmane, myderriz hfz. Ali ef. Rexhaliu, me familjen, u kthye në Preshevë për të vazhduar veprimtarinë e tij fetare. 
Pasi u kthyen në Preshevë, u vendosën në një shtëpi mu afër Atik Xhamisë, ndryshe e quajtur Xhamia e Ibrahim Pashës, e cila edhe sot gjendet mu në qe ndër të qytetit të Preshevës. Kjo xhami, sipas shënimeve historike, do të jetë ndërtuar në vitin 1678, dhe është e para në atë komunë, kontribut i Ibrahim pashë Bushatliut, ndihmuar financiarisht nga disa mëhallë të qytetit të Preshevës. Aty hfz. Nexhatiu do të fillonte mësimet e para fetare tek i ati, për të vazhduar më vonë në Shkup (për shtatë vjet), në Kajro (një vit) dhe sërish në Shkup, deri në vitin 1934. 
Pasi kreu shkollimin fillor, në Preshevë, të mesmin në Shkup dhe një vit të studimeve të larta në Kajro të Egjiptit, u kthye në Shkup, ku në vitin 1934 mori diplomën për myderriz. Për dorëzimin e diplomave të shtatë talebeve të diplomuar në medresenë “Meddah”, në mesin e të cilëve ishte edhe hfz. Nexhati ef. Ahmedi, ishte zgjedhur Xhamia e Jahja pashës e Shkupit. Në shenjë respekti, myderriz Ataullah Kurtishi, drejtor i Medresesë “Medah”, hfz. Aliut nga Presheva, i dha të drejtën për ta bërë duanë e diplomimit të këtyre talebeve. Myderriz hfz. Nexhati ef. Ahmedi, këtë profesion e vazhdoi (zyrtarisht dhe jozyrtarisht) deri në vitin 1984, kur u nda nga kjo jetë.
Veprimtaria e tij e palodhshme që u kushtoi njohurive të fesë islame dhe krijimi i kuadrove të reja në çdo drejtim të mësimeve islame, - myderriz hfz. Nexhati ef. Ahmedin e bënë një njeri shumë të respektuar, jo vetëm në Preshevë, por edhe në rrethinën e Kumanovës, Bujanocit, Gjilanit, Kamenicës etj. 



Veprimtaria e tij arsimore-islame



Hfz. Nexhati ef. Ahmedi kaloi nëpër disa shkallë shkollimi, deri sa arriti të bëhej një myderriz i njohur dhe i respektuar nga të gjithë nxënësit e kolegët e tij. Nxënës të tij ishin persona të komunave të ndryshme, si nga Kuma nova, Bujanoci, Gjilani, Kamenica etj., që më vonë morën titullin “mulla” dhe u punësuan jo vetëm nëpër xhamitë e kë tyre lokaliteteve, por edhe në institucio ne të tjera arsimore. 
Ai lindi në Prizren më 8 tetor 1910. Babai i tij, hfz. Aliu kishte marrë ixhazetin në Stamboll të Turqisë, por, edhe para tij, gjenerata të kësaj familjeje intelektuale ishin të përgatitur jashtëzakonisht mirë në profesionin teologjik islam. 
Që në moshë të vogël, afro 10 vjeç, Nexhati Ahmedi kishte kryer me sukses Hivzin e Kuranit Famëlartë. 
Pas nxënies përmendsh të Librit të Allahut, Kuranit Famëlartë, kishte vazhduar mësimet tek i ati, duke mësuar sarfin, nahvin (morfologjinë, sintaksën) e gjuhës arabe, akaidin, tefsirin, hadithin, rregullat e jurisprudencës islame, astronominë, irtifanë etj.. Në moshën pesëmbëdhjetë vjeç, i ati e dërgoi për t’u shkolluar më tutje në Shkup. 
Për t’u regjistruar në Medresenë e atëhershme të Shkupit, të cilën e kishte themeluar hfz. Ataullah Kurtishi, e cila quhej “Medah”, nuk e pati të vështirë, sepse myderriz hfz. Aliu, njihej mirë me themeluesin dhe drejtorin e asaj Medreseje, hfz. Ataullah Kurtishin.
Edhe pse ishte një medrese e re, ku hfz. Nexhatiu ishte regjistruar si nxënës i gjeneratës së parë, megjithatë, për një kohë të shkurtër, ky institucion arsimor fetar, arriti t’u konkurronte, si për nga sasia ashtu edhe për nga cilësia, dy medreseve të tjera që kishte asokohe në Shkup, të cilat kishin një aktivitet paksa më të gjatë se medreseja “Meddah”. Ato ishin medreseja “Isa Beu” dhe Medreseja Mbretërore. 
Derisa dy të parat kryenin një mision të vërtetë islam, e treta (Medreseja Mbretërore) ishte më tepër një shkollë e kamufluar fetare sesa që prodhonte ku adro fetare. Në të vërtetë, në atë shkollë më tepër përhapeshin ideologjitë jugo sllave e më pak ato fetare. Kjo u vërtet ua më vonë, kur kuadrot e dala nga ajo shkollë (nga Medreseja Mbretërore) u bënë komunistë. 
Për këtë dukuri, është shkruar nëpër gazeta ditore të viteve tetëdhjetë të she kullit të kaluar. Kështu, në një artikull të gazetës “Rilindja”, që asokohe botohej në Prishtinë, qe botuar artikulli: “U ni sën për hoxhallarë e u bënë komunistë.” Ky ishte vetëm një ndër argumentet për të mbështetur fjalët e më sipërme, për Medresenë Mbretërore. Andaj, Myderriz hfz. Nexhatiu, nuk kishte gabuar që ishte regjistruar në medresenë “Meddah” të Shkupit, në gjeneratën e parë të kësaj vatre arsimore islame. 
Kjo medrese arriti të bëhej një vatër e vërtetë arsimimi dhe edukimi sipas nor mave të vërteta të Islamit. Sipas fjalëve të familjarëve të hfz. Nexhati ef. Ah medit, myderriz Ataullah ef. Kurtishi paskësh qenë një teolog me një diapazon të gjerë njohurish islame dhe më gjerë. Ai gjatë ligjëratave të përditshme kishte përdorur stilin e lartë të të shpjeguarit, gjë që kishte rezultuar me realizimin e suksesshëm të tri gjeneratave të nxënë sve të tij në marrjen e ixhazetit (diplo mës). Këto fjalë, familjarët dhe miqtë i kishin dëgjuar nga myderriz hfz. Nexhati ef. Ahmedi. 
Gjatë kohës sa ishte nxënës në me dresenë “Medah” të Shkupit, myderriz hfz. Nexhati ef. Ahmedi, kishte shfaqur dëshirën për t’i vazhduar studimet diku në Botën Arabe. Kishte vendosur të shkonte të studionte në një nga universitetet e njohura të Kajros.
Meqë gjendja ekonomike e familjes së tij nuk ishte dhe aq e mirë, i ati, për t’ia mundësuar këtë, shiti një pronë familjare që kishin pasur në Tabanoc të Kumanovës. 
Në vitin 1928, Nexhat Ahmedi u nis për studime në Botën Arabe dhe u regjistrua në Universitetin e mirënjohur të “El-az-ha-rit”. 
Duhet theksuar që në atë kohë, hfz. Nexhati Ahmedi, nuk qe i vetmi shqiptar që studionte Islamin në Kajro. Përveç tij, kishte edhe studentë të tjerë shqiptarë, si myderriz Hasan ef. Nahi e shejh Teufik Nahi nga Gjakova, Bedri efendiu nga Shkupi e të tjerë. 
Një vit akademik, myderriz hfz. Ne xhati ef. Ahmedi mori mësime në universitetin “El-az-har” të Kajros. Aty kishte ndjekur ligjërata të dijetarëve të shumtë të atëhershëm të Egjiptit. Përveç të tjerëve, kishte takuar edhe shejhul-islamin e fundit të Perandorisë Osmane, të njohurin Mustafa Sabriu, me të cilin kishin shkëmbyer mendime rreth problemeve të ndryshme që kishin të bënin me mësimet islame.
Gjatë studimeve në Kajro si dhe gjatë veprimtarisë së tij arsimore-fetare e intelektuale, kishte përfituar njohuri të shumta në të gjitha degët e Teologjisë Islame. Atë dijeni të nxënë atje, ua transmetoi nxënësve të tij. E nxënësit, nuk ishin të paktë në numër. Për një kohë shumë të shkurtër, ai do të bëhej një nga myderrizët më të respektuar të asaj ane. 
Rëndësi të posaçme u kishte kushtuar gjuhëve të huaja. Përveç gjuhës amtare shqipe, fliste e shkruante drejt arabisht dhe turqisht (turqishten e vjetër dhe të renë). 
Ndonëse kishte diapazon shumë të gjerë diturish, ai ishte mjaft modest, i urtë, i durueshëm dhe inteligjent. Rrallë mund të shihej i nervozuar apo i shqetësuar. Tërë kohën e lirë ia kushtonte leximit, komentimit dhe analizës së ajeteve kuranore. Njihej si një rrëfimtar i mirë, komentues i ajeteve kuranore si dhe analist fetar. 
Mulla Jahja Ahmedi, i biri i myderriz hfz. Nexhati ef Ahmedit, na rrëfen se e kishte dëgjuar Prof. Dr. Muhamed Oruçin, djali i teologut të njohur nga Vrapçishti i Gostivarit, i cili punon si hulumtues në Institutin e Kërkimeve Shkencore të Stambollit të Turqisë, duke rrëfyer një ngjarje që kishte ndodhur shumë vjet më përpara, kur profesor Oruçi ishte student. Ai tha: “Isha student në universitetin “Al-Az-har” të Kajros. Sapo më kishte vdekur babai, M. Qemal efendiu. Shumë hoxhallarë kishin ardhur për ngushëllime për babanë tim. Në mesin e tyre gjendej edhe myderriz hfz. Nexhatiu. Isha kureshtar të dija shpjegimin e një verseti kuranor, në të cilin Allahu xh. sh. flet për pamundësinë e hyrjes në Xhenet të pabesimtarit, duke theksuar “se ai nuk do të hyjë në xhenet, derisa të përbirohet deveja për birën e gjilpërës”. Aty, thotë ai, - kishte shumë hoxhallarë, por asnjëri prej tyre nuk arriti të më jepte shpjegimin e duhur. Kur pa se asnjëri nuk do t’i përgjigjej pyetjes së shtruar, hfz. Nexhatiu, kërkoi nga unë që t’i jepja leje të fliste. Më pas filloi ta shpjegonte këtë verset kuranor dhe e shpjegoi aq bukur, saqë unë mora një përgjigje vërtet akademike.” - përfundoi së rrëfyeri Prof. Dr. Muhammed Oruçi. 



Në Medresenë e Preshevës, nxori tri gjenerata hoxhallarësh 



“Nxënës, ju keni dëgjuar për hfz. Nexhatiun, por në esencë nuk i njihni aftësitë e tij. Në dukje është mjaft modest, por është jashtëzakonisht i përgatitur profesionalisht, gjë që është vështirë t`i gjendet shoku.” - kujton fjalët e myderriz haxhi Sherif ef. Ahmetit, mulla Jahja Ahmedi, djali i hfz. Nexhatiut
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur nuk funksiononte gati asgjë dhe kur ishin mbyllur anekënd vendit, të gjitha medresetë, e vetmja medrese që funksio nonte, ishte ajo në Preshevë. Aty, myderriz hfz. Nexhatiu përgatiti kuadrot e reja në të gjitha degët e mësimeve islame. 
Si shumë intelektualë të asaj kohe as hfz. Nexhatiu, nuk kishte mundur t’i shmangej ndjekjes dhe përcjelljes së qarqeve shtetërore të okupatorit bullgar. Ndërsa pas përfundimit të luftës, nuk e linin krejt të qetë, pa e trazuar kohë pas kohe as komunistët që ishin në krye të pushtetit të atëhershëm. Pavarësisht nga këto presione, arriti të realizonte ixhazetin (diplomimin) e tri gjeneratave të nxë nësve të Medresesë së Preshevës. Krahas punës që bënte në medrese, për çdo të premte, para namazit të xhumasë, mbante ligjërata në xhaminë “Ibrahim pasha” të Preshevës, si dhe në Xhamiul Xhedid, e cila gjendet afër Medresesë së Preshevës. 
Gjatë karrierës së tij, myderriz hfz. Nexhatiu punoi tre vjet imam në xhaminë Xhamiul-Xhedid të Preshevës, por, për shkak të angazhimit të madh që kishte me nxënësit e medresesë, u detyrua ta linte atë profesion dhe t’i kushtohej arsimimit të gjeneratave të reja. Mëse njëzet vjet ishte kryetar i Këshillit të Ba shkësisë Islame të Preshevës. Për anëtar të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës qe zgjedhur, për afro katër mandate. 
- Gjatë një ore mësimi, derisa isha nxënës në medresenë “Alauddin” të Prishtinës, myderrizi i nderuar, tashmë i ndjerë, Sherif ef. Ahmedi, para tërë klasës sime pati thënë: “Nxënës, ju keni dëgjuar për hfz. Nexhatiun, por në esencë nuk i njihni aftësitë e tij. Në dukje është mjaft modest, por është jashtëzakonisht i përgatitur profesionalisht, gjë që është vështirë t`i gjendet shoku.”- kujton fjalët e myderriz haxhi Sherif ef. Ahmetit, mulla Jahja Ahmedi, djali i hfz. Nexhatiut. 
Myderriz hfz. Nexhati ef. Ahmedi vdiq më 22 shkurt 1984 në Preshevë duke lënë pas vetes shumë nxënës e dijetarë dhe një veprimtari të bujshme në teologjinë islame. 
Pasardhësve të tij, u la trashëgim një kuranotekë mjaft të pasur me libra të llojllojshëm, për t’ua kujtuar rrugën nga do të duhej të ecnin. Në fund, lirisht mund të thuhet që myderriz hfz. Nexhati ef Ahmedi, gjatë tërë jetës së tij, u mundua të forconte besimin islam, do të thotë në Zotin Një; të zhvillonte dhe të përhapte Fjalën e Allahut të Lartmadhërishëm dhe fjalët e të Dërguarit të Tij, Muhammedit a.s.. 
Ai pati dy vëllezër, njërin teolog, Vasfi efendiun, dhe tjetrin mësimdhënës të gjuhës frënge, Jahjanë. Nga familja e ngushtë, pas vetes la gruan, si dhe pesë fëmijë, tri vajza dhe dy djem. Që të dy djemtë u shkolluan. I madhi, Aliu, që trashëgoi emrin e gjyshit, kreu studimet në departamentin e Biologjisë në Universitetin e Prishtinës dhe i dyti, mulla Jahjai, kreu medresenë “Alauddin”të Prishtinë dhe pastaj Kursin e gjuhës arabe pranë Institutit të Gjuhësisë të universitetit “Al-Azhar”.


 


Ferid Selimi
Dituria Islame / 220-221


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Kush është Zenel Hoxha ?