Transmeton sahabiu i mirënjohur, Enes bin Maliku, se një njeri nga ensarët kishte ardhur te Muhamedi a.s. për të lypur. Pejgamberi a.s. i tha: "A nuk ke asgjë në shtëpinë tënde?! Po gjithsesi (ia ktheu). Kam një qilim, me një pjesë të tij mbulohemi, ndërsa pjesën tjetër e shtrojmë, dhe kam një enë, nga e cila pimë ujë". Pejgamberi a.s. i tha: "M'i sill ato të dyjat". (pasi i solli) Pejgamberi a.s. i mori në dorën e tij dhe tha: Kush i blen këto të dyja? Një njeri tha: Unë i blej për një dërhem. Pejgamberi a.s. tha, duke e përsëritur dy apo tri herë: Kush jep më shumë se një dërhem? Një njeri tha se ai do t'i merrte për dy dërhemë dhe Pejgamberi a.s. ia dha atij". I mori dy dërhemët, ia dha ensariut (lypësit) dhe i tha: "Me njërin dërhem bli ushqim dhe dërgoja familjes sate, kurse me tjetrin bli një sëpatë dhe sillma mua". Ai e solli sëpatën, kurse Pejgamberi a.s. me dorën e tij, ia vuri bishtin e pastaj i tha: "Shko, mblidh dru dhe shiti, e të të mos shoh (të sillesh këtu) për pesëmbëdhjetë ditë rresht". Njeriu shkoi të mblidhte dru dhe i shiste ato. Kur u kthye (pas xhami ditësh), kishte fituar dhjetë dërhemë. Me disa prej tyre kishte blerë rroba e me të tjerat ushqim. Pejgamberi a.s. i tha: "Kjo është më mirë për ty sesa lypja të bëhet njollë në fytyrën tënde Ditën e Gjykimit.
Lypja nuk i lejohet kujt përveç tre vetave:
1. Atij që është në varfëri ekstreme
2. Atij që ka rënë në borxh të rëndë
3. Atij që ka nevojë për pagesën e gjakut (pas vrasjes dhe marrëveshjes për pagesën).
Lypja është një dukuri e zakonshme të cilën e hasim kudo dhe ngado që shkojmë. Në hyrje të xhamisë xhematin i pret një masë e madhe lypësish, të cilët me fjalë që prekin ndjenjat e xhematit, kërkojnë mëshirën që fshihet në xhepat e tyre. Shumë nga ata mbajnë në dorë shkrime nga më të dhimbshmet, për fatkeqësi të ndryshme personale e familjare. Njëri thotë se i është djegur shtëpia; tjetri shfaqet si viktimë e një fatkeqësie ku i është dëmtuar e tërë familja, dhe disa prej tyre gjenden ende duke u kuruar në spital! Nuk janë të rralla rastet kur dikush prej tyre hyn në xhami dhe me zë të lartë tregon problemin e vet; e tëra duke qarë e duke u dridhur, duke menduar se kështu xhemati i pranishëm do të jetë shumë më i ndjeshëm dhe do t'i dalë në ndihmë; më pas në dalje vendos një shtrojë ku xhemati do të duhej t'i hidhnin të hollat e tyre. Nuk kalojnë ndryshe as udhëtarët në autobus apo ata që janë duke ecur rrugës dhe kryejnë obligimet ditore. Këtë hall e kanë edhe dyqanet e shumta që zakonisht frekuentohen nga lypës të shumtë, dhe kjo përsëritet disa herë në ditë. Nuk janë të rralla rastet kur del pas trokitjes në derë për të pritur mikun, aty pranë e gjen lypësin, i cili me dorë të shtrirë të ndryshon humorin në një situatë kur ndoshta nuk je në gjendje t'i ndihmosh. Nëse del me mikun për të pirë një kafe apo për të ngrënë një drekë, dora e shtrirë e lypësit të ngulfat dhe ta ndal atë në fyt. Marrë në përgjithësi, ngado që shkojmë, përpara na dalin lypës endacakë që shtrijnë dorën. Nuk mund të themi se ata janë të marrë dhe nuk dinë çfarë bëjnë, ngase ata analizojnë shumë me vëmendje situatat dhe shumë herë edhe dukjen e jashtme a veturën që pret në semafor. Shikimi në shtëpitë e lagjes, dikton trokitjen e derës. Lypës të shumtë, të gjinive dhe grupmoshave të ndryshme. Nëna me fëmijë që shumë herë janë të shtrirë përtokë edhe në kushte më të vështira, kur moti është i lig, dhe bën të ftohtë. Të zbathur e të zdeshur, të ulur në dëborë, shtrijnë dorën e lypjes.
I gjendur para situatave të tilla, njeriu e ndien veten i stepur! Ndalesh dhe mendon: A thua lypësi të cilin e shoh vazhdimisht duke kërkuar para xhamisë apo diku tjetër, nuk ka tubuar të holla sa për të blerë bile një palë mbathje mesatare që mbathin shtresa më e gjerë e njerëzve dhe nuk kushtojnë më shumë se dy apo tre euro!? A nuk e pashë javën e kaluar pas namazit të xhumasë, të kishte mbledhur një shumë të mirë parash që i kishte dhuruar xhemati bujar, në mesin e të cilëve ndoshta kishte edhe më të nevojshëm se vetë lypësi!?
Megjithëse shumë herë profesionin e tyre nuk e aktrojnë bukur dhe nuk të bëjnë të bindesh se janë të denjë për t'u ndihmuar, prapëseprapë njeriu ndihet keq nëse nuk u jep qoftë edhe ndonjë mete lik. Në shpirtin tonë është sforcuar ndjenja se duhet ta ndihmojmë lypësin në çfarëdo situate dhe sido që paraqitet, qoftë edhe hipur në kalë të bardhë. Ndoshta kjo nuk bëhet gjithmonë për hir të Allahut. Mund të ketë edhe faktorë të tjerë që për bazë kanë besëtytnitë e ndryshme dhe besimet e gabuara se, po nuk i dhe lypësit, mund të të ndodhë ndonjë fatkeqësi në pasuri ose familje, mund të kesh fat të keq dhe të bëhesh pesimist. Ndoshta dikush tërë fatin dhe mirësinë e mbështet në trajtimin e lypësit dhe bujarinë ndaj tij.
Nga kjo dukuri vuajnë edhe shoqëritë e zhvilluara. Në çdo situatë është e nevojshme një njohuri e saktë rreth kësaj dukurie nga se vuajnë edhe shoqëritë e pasura. Duhet t'u japim përgjigje disa dyshimeve të mundshme, të cilat i sillen njeriut në mendjen e tij çdoherë që para lypësit vihet në siklet. A duhet ta ndihmojë patjetër apo ka mundësi të vendosë vetë duke vlerësuar gjendjen dhe rrethanat? Paraqitja e lypësit a nënkupton një akt të kryer! Duhet t'i japësh dhe nuk ka zgjidhje tjetër! A paraqet mëkat dhe në çfarë shkalle të mëkatit trajtohet refuzimi i tij? Ndoshta këto janë vetëm disa prej dilemave që mund t'i ketë ndonjëri prej nesh, kur gjendet para situatave të tilla.
Në çdo situatë tërë kjo dukuri, për ne ka një prapavijë fetare, që buron nga ndjenja e besimit, prandaj mbi këtë pa rim edhe duhet ta trajtojmë, duke i dhënë një përgjigje të duhur dhe të bazuar.
Për ne është shumë e rëndësishme dimë se cili është koncepti i Islamit mbi këtë dukuri dhe se si duhet të orientohet perceptimi i besimtarit në rastet e tilla. Për trajtimin e kësaj dukurie, kemi për bazë argumentet fetare nga Kurani dhe Syneti, të cilat e detajizojnë në masë të duhur dhe japin përgjigje të saktë, me se njeriu largon dyshimin nga vetja dhe shlyen ndjenjën e mëkatit. Argumentet fetare trajtojnë dy palët që qëndrojnë përballë njëra-tjetrës: Lypësin dhe duku-inë e lypjes, si dhe dorëdhënësin dhe bujarinë e tij. Shikuar nga pikëpamja islame, ne do të mundohemi të japim një përgjigje në lidhje me këtë dukuri shumë të përhapur.
Bujaria në Islam
Ajetet e Kuranit dhe hadithet e Muhamedit a.s. na njoftojnë për shpirtin bujar të Islamit, e, sa të shumta jane ato ... Allahu na urdhëron që të ndajmë nga pasuria jenë që e kemi fituar me mund dhe djersë. Në parim, Allahu është pronari absolut i tërë asaj që ekziston, kurse ne jemi pronarë të përkohshëm, prandaj është e drejtë e Tij ta përcaktojë mënyrën e ndarjes dhe të shpenzimit. Nuk ka thirrje për ndihme më te fuqishme se ajo që bën Allahu në Kuran, duke u premtuar atyre qe bëjnë mirësi e bujari, shpërblime të llojllojshme. Atyre u shtohen shpërblimet dhe ngrihen në pozitat duke u graduar për dhënien e pasurisë në rrugë të Allahut. Ata që japin për hirin e Tij, kanë garantuar një borxh shumë të majmë që Allahu do t'ua kthejë Ditën e Gjykimit. Në gradat më të larta qëndrojnë besimtarët që ushqejnë të varfrit, të mjerët, jetimët, të zënët rob lufte e të tjerët që kanë nevoje. Në pozita të tilla do të jenë ata që ushqejnë te tjerët, duke synuar kënaqësinë e Allahut pa kërkuar shpërblim e falënderim ape ndonjë kompensim moral a material. Për atë që bëjmë për Allahun, shpërblimi i denjë duhet kërkuar vetëm prej Tij. Shembullin e atij qe jep për Allahun dhe në rrugën e Tij, Allahu e krahason me kokrrën-farën nga e cila mbin kalliri qe ka 100 kokrra, e Ai ia shumëfishon atij që do.
Allahu ka kërkuar nga i pasuri ndihmë, bujari e solidaritet me lë gjitha kategoritë që e meritojnë, duke ia kujtuar mirësitë ndaj tij dhe duke i premtuar shpërblimin në botën tjetër. Në anën tjetër, ka lavdëruar të varfrin që, me gjithe skamjen, përmbahet në atë masë sa ata qe nuk e njohin, e mendojnë të pasur. I tilli nuk ekspozohet para njerëzve, nuk e shtrin dorën, nuk simulon, nuk paraqitet si sharlatan, e nuk ankohet, edhe pse për ketë ka nevojë. Me këtë gjendje synon
shpërblimin e Allahut, është e qartë se ai arrihet në mënyra të ndryshme, njëra prej te cilave është durimi në situata të varfërisë. I pasuri e arrin me pasuri, kurse i varfri me varfëri. Në situatë të tillë besimtari dehet të durojë para skamjes, duke përballuar me te gjitha sakrificat e mundshme.
Është ligj i Allahut që njerëzit të sprovohen në mënyra të ndryshme: me frikë, me uri, me dëmtim të pasurisë, me vdekjen e të dashurve, me dëmtime frutash e te mbjellash, dhe gjithsesi Allahu i përgëzon ata që durojnë. Nuk ka dyshim se këto situata, të shumtën rezultojnë me skamje e varfëri, por besimtari paraprakisht përgatitet të jetë i vetëdijshëm, të durojë e në këtë mënyrë të meritojë shpërblimin e Allahut dhe mëshirën e Tij.
Hadithet e Pejgamberit ushqejnë këtë segment duke e detajizuar edhe në elemente më të imta. Ato janë në përputhje te plotë me ajetet e Kuranit, i sqarojnë dhe komentojnë ato duke i zbërthyer në mënyrë të denjë. Muhamedi a.s. nxitonte për mirësi dhe ishte më i shpejtë se era e furishme. Megjithëse në shtëpinë e tij nuk rezervonte asgjë nga ushqimet, gjithsesi aty gjendej diçka për lypësin. Kur vetë nuk kishte mundësi të ndihmonte, derën e bamirësisë ua hapte të tjerëve. Në çdo rast nxitja për të dhënë është temë bosht në kodin e të folurit të Muhamedit a.s., e po ashtu edhe në praktikën e tij. Edhe shokët e tij u edukuan në një frymë të tillë. Ishin zemërgjerë dhe bujarë duke sjellë shembullin më të mirë. Mjafton takti se për t’i ndihmuar të tjerët, shumë herë ndanë pronën e tyre duke u vëllazëruar me ata që deri ne atë kohë as nuk i njihnin. Është shumë i njohur vëllazërimi në mes muhaxhirëve dhe ensarëve atëherë kur muhaxhirët nga Meka erdhën duarthatë në Medinë. Ebu Bekri kishte shpenzuar shumë pasuri për të liruar shumë prej atyre që ishin robër. Ai kujdesej për mirëqenie materiale të një numri të ashabëve, dhe atyre u jepte rregullisht.
Gjithsesi myslimani frymëzohet nga argumentet e tilla fetare, sepse ato para qesin esencën e udhëzimit të tij dhe janë peshoja më e drejtë për vlerësim të saktë të të gjitha çështjeve. Bujaria është cilësi shumë e kërkuar e myslimanit, prandaj ai e shpreh atë vazhdimisht dhe sa herë i jepet mundësia. Këtë nuk e bën as për mburrje dhe as për mendjemadhësi a diçka të ngjashme, por e bën vetëm për Allahun dhe synon të arrijë kënaqësinë e Tij. Është shumë mirë e njohur bujaria islame, qoftë në rrethin individual ose në atë shoqëror. Mbi të gjitha, Islami këtë çështje e ka rregulluar me ligj, duke përcaktuar shumë qartë të drejtat e shtresave që kanë nevojë. Aty gjejmë zgjidhjen më të drejtë për të gjitha shtresat sociale.
Nxitja për punë, angazhim dhe fitim nga hallalli
Thirrjen islame për bujari, dhe solidaritet me të gjithë ata që kanë nevojë, duke u ofruar ndihmë morale e materiale, duhet ta kuptojmë drejt pa e devijuar për asnjë çast. Kjo nuk nënkupton ndërtimin e një strukture parazitësh, e cila jeton në kurriz të të tjerëve dhe ha nga mundi i atyre që punojnë dhe fitojnë me djersë. Islami në asnjë mënyrë nuk e përkrah këtë mentalitet. Përkundrazi, e dënon. Në asnjë mënyrë nuk lejohet përvetësimi i pasurisë së të tjerëve, dhe nuk ka dyshim se lypja paraqet një shkelje të tillë, ngase lypësi në një mënyrë ose në një tjetër merr pa të drejtë pasurinë e tjetrit. Natyrisht, këtu kemi për qëllim kategoritë e lypësve endacakë, që bredhin ngado.
Të shumta janë ajetet që flasin mbi vlerën e punës dhe të punëtorit, fitimit të ndershëm dhe mirësinë që dhuron Allahu në raste të tilla. Sa për argument- im, po cekim disa prej tyre: "Thuaj: "Punoni, se Allahu, i Dërguari i Tij dhe besimtarët do të shohin punën tuaj. Së shpejti do të ktheheni tek Ai Që di të dukshmen dhe të padukshmen, e Ai do t'ju njoftojë për atë që keni bërë."
Nëse tekstin e ajetit ua referojmë lypësve që kërkojnë pa të drejtë pasurinë e tjerëve, mund të vërejmë qartë një kërcënim të rreptë ndaj tyre. Allahu i thërret të gjithë në punë e angazhim, përpjekje për jetë dhe mirëqenie materiale. Një ditë të gjithë do të kthehemi te Allahu dhe puna e çdokujt do të bëhet publike, sepse Ai e di më së miri atë që njeriu ka fshehur në shpirtin e tij. Ai që ka shtrirë dorën e lypjes, ka mundur të shtiret para njerëzve se ka nevojë duke i mashtruar dhe duke përvetësuar pasurinë e tyre, por Ditën e Gjykimit Allahu do ta bëjë publike atë që ka fshehur njeriu.
Në lidhje me komentin e ajetit, mufesiri i mirënjohur, imam Kurtubiu, thotë: "Urdhri (për punë) ka domethënie të përgjithshme...” Në këtë kuptim Ibn Kethiri sjell hadithin e transmetuar nga imam Ahmedi, ku Pejgamberi a.s. thotë: "Po të bënte ndonjëri prej jush një punë qoftë edhe në një shkëmb pa derë e pa dritare, puna e tij do të bëhet publike, në çfarëdo mënyre." Ajeti është shumë i qartë: Allahu urdhëron për punë të ndershme pa mashtrim e keqpërdorim.
Nëse një punë e bërë përbrenda një shkëmbi, në izolim total, do të bëhet publike, atëherë ç'mendojmë për ata që me veprimet e tyre ekspozohen para njerëzve dhe pa u turpëruar fare.
Atij që bën një punë të mirë, Allahu nuk ia humb mundin. Allahu thotë:" Sa për ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, sigurisht që Ne nuk do t'ua humbim shpërblimin punëmirëve."
Në këtë janë të barabartë, si meshkujt ashtu edhe femrat; këtë e premton Allahu për që të qetësuar çdokënd, pa marrë parasysh gjininë, llojin, racën apo etninë. "Dhe Zoti iu përgjigj lutjes së tyre: "Unë nuk do t'ia humb mundin askujt nga ju që ka bërë vepra, qoftë mashkull apo femër. Ju jeni njëlloj (në shpërblim)."
Në mesin e shkaqeve të zbritjes së këtij ajeti ceket se Umu Seleme, njëra nga gratë e Pejgamberit a.s., i kishte thënë atij se në lidhje me hixhretin-migrimin nga Meka në Medinë, përjetimet, mundimet, lavdërimet e shpërblimet që do t'i gëzojnë, Allahu ka cekur vetëm burrat. Si përgjigje për këtë pyetje, Allahu kishte zbritur këtë ajet të Kuranit, duke e bërë të qartë se Ai nuk ia humb shpërblimin askujt.
Ajete me domethënie të tillë ka shumë. Ato duhet të formojnë një koncept të duhur për besimtarin, që të edukohet në bazë të tyre, të punojë e të fitojë nga hallalli. Të mos jetojë në kurriz të të tjerëve, të mos bëhet barrë e individit apo shoqërisë, duke e shtrirë dorën e lypjes.
(Vijon)
Dr. Sylejman Osmani
Dituria Islame 226