Shkrime Autoriale

Sërish erdhi stina ku pëllumbat e bardhë të shtegtojnë, të rendin e të vrapojnë drejt folesë, ku do të qëndrojnë dhe do të ndiejnë ngrohtësinë, ëmbëlsinë dhe mikpritjen e saj për disa ditë. Pëllumbat e bardhë janë haxhilerët me ihram, veshja identifikuese dhe simbolikë e çdo haxhiu, ndërsa foleja është Qabeja e Shenjtë, e cila mirëpret në gjirin e saj dhe rreth e përqark, vizitorë e mysafirë nga të katër anët e botës.

Dita e sotme, e xhumaja e parë e shtatorit 2016, nisi me emocionet e përcjelljes së haxhilerëve të këtij viti. Sivjet, rreth 40 besimtarë, djem të rinj, burra e gra, iu përgjigjën thirrjes së telbijes, me zemër thanë: “Lebbejkall-llahumme lebbejke” e, drejt Mekës e Qabes së Madhnueshme, u nisën me zemër, para se të shkelnin tokën e bekuar…

Në rrethanat bashkëkohore në të cilat jetojmë, kryesisht e cilësuar si kohë moderne apo modernizmi, ekzistojnë shumë aspekte negative të cilat ndikojnë në jetën personale dhe shoqërore në vendet ku jetojnë myslimanët. Megjithatë, ekzistojnë edhe anët pozitive. Kur e themi këtë, nuk duhet menduar se jemi kundër modernizmit si botëkuptim, por jemi të mendimit që myslimanët anekënd botës, e posaçërisht në vendin tonë, duhet të bëjmë krahasimin e çdo gjëje që na ofrohet me parime dhe mësime islame.

S’ka dyshim se Allahu xh,sh ka krijuar çdo gjë në formën më të përsosur dhe se çdo krijese ia ka caktuar orbitat lëvizëse dhe funksionet e saj.

Përgjigje Mehmet Krajes

Muaji i Ramazanit është muaji i nëntë i kalendarit islam lunar, dhe në këtë muaj muslimanët agjërojnë. Agjërimi është një nga pesë detyrat praktike të obliguara të fesë islame për muslimanët, dhe këtë detyrë muslimanëve ua ka obliguar Zoti në Kur’an dhe e ka sqaruar praktikisht profeti Muhamed, paqa e Zotit qoftë mbi të, në thëniet dhe në praktikën e tij.

Ndodhemi në muajin Rexheb, njërin prej katër muajve të shenjtë. Në Kur’an është folur për këta muaj dhe karakteristikat e tyre. Thotë All-llahu i Madhëruar:

I dashur Muhamed a.s! Unë që po të shkruaj, jam një i përmalluar ndaj teje, që nga dita që nisa të dëgjoj e të lexoj për ty.

Këtu para së gjithash mendohet në Judaizimin, Kristianizmin dhe Islamin Por, me këtë nuk mund t’i përjashtojmë edhe fetë e tjera, të cilat ekzistojnë por dallimi i tyre me fetë qiellore është më i madh, sigurisht për shkak të shtrembërimeve përgjatë mijëvjeçarëve të tërë.

Edhe pse kanë kaluar mbi 25 vjet nga dita, në të cilën u ula në bankën e klasës së parë, kujtimi i asaj dite për mua ka mbetur i freskët. Xhiroj së prapthi shiritin e kujtesës dhe ja tek më shfaqen përpara imazhet e asaj dite të paharruar, në të cilën ti mësues i dashur, na mirëprite me buzëqeshje, me ëmbëlsi, sikur të ishe prindi ynë, pasi ti i tillë u shndërrove, për aq vite sa ishim nxënësit e tu.

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!