Kerko
Nehat Ismaili
Nehat Ismaili
Mr. Nehat Ismaili
Kohëve të fundit me të madhe spekulohet nëpër rrjetet e ndryshme sociale, se fundi i botës sipas kalendarit të qytetërimit Maja do të jetë më 21 dhjetor 2012.
Para dy vitesh isha i ftuar në një tribunë fetare në xhaminë e Cyrihut, ku përpos meje kishte edhe bashkëbisedues të tjerë të cilët i çmoj, me ç‘rast temë e diskutimit ishte „Ndikimi i hallallit dhe haramit në jetën e besimtarit”, temë e cila vërtet kërkonte analizë të thuktë e shumëdimensionale.
Një ndër temat më të shtjelluara në Kuranin fisnik, pas Njohjes së Zotit pa dyshim është dashuria. Dashuria përballë urretjes e cila prodhon zilinë, smirën, të keqen dhe të gjitha llojet e sherreve dhe telasheve.
Për fenë kanë shkruar filozofë, teologë, sociologë, psikologë, antropologë, poetë e shumë intelektualë të profileve të ndryshme, secili nga këndvështrimi i vet, duke tentuar të japin një përkufizim më të saktë në lidhje me fenë, rolin e fesë tek individi, rolin e fesë ne shoqëri dhe në zhvillimin e mendimit njerëzor.
Molieri, shkrimtar frances diku në vitin 1664 kishte shkruar një dramë të titulluar „Tartufi“, në të cilin kishte përshkruar personalitetin e një njeriu fetar të shthurur moralisht, por që fshihej pas devotshmërisë së rrejshme.
“A nuk e vëren faktin që, kur hajnat dëshirojnë të plaçkisin ndonjë shtëpi, fillimisht tentojnë të fikin dritat në atë shtëpi apo të çkyçin korrentin elektrik, e kur të mbretërojë tërësisht errësira në atë shtëpi, e plaçkisin të qetë, të sigurt dhe pa u ngutur fare! Kështu veproi kolonizatori, duke e koncentruar sulmin e tij ndaj Kuranit, që të pengojë dritën e tij të mos u arrijë muslimanëve, e kur të vendosë një perde të hekurt mes Kuranit dhe popullatës së goditur, do të kenë hapësirë manovrimi për të vepruar sipas tekave të tyre.” Muhamed el-Gazali (Nedharat fil-Kuran).
Ibadeti (adhurimi) është metodologji e përkryer e ndarë në etapa dhe kapituj. Është sistem i qartë para të cilit qëndrojnë shenjat në rrugë, ndërkohë që objektivi kryesor është arritja e përsosurisë njerëzore, dëlirësimi i ndërgjegjes njerëzore nga paragjykimet dhe devijimet pavarësisht rrafshit nga burojnë.