Femra në Islam

Intervistë me prof. Besa Ismaili, zv. Dekane në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë, Kosovë

Të jesh grua në një fushë të dominuar nga meshkujt nuk është e lehtë, sidomos kur bëhet fjalë për aftësinë apo forcën fizike. E pra, Kulthum Abdullahu kryeson në një nga industritë sportive më të mëdha të mbizotëruar nga meshkujt – peshëngritjen.

Wafa Bani Mustafa ka arritur shumë për vitet sa ka qenë në parlamentin jordanez, por arritja e saj më e madhe është një legjislacion që ka ndryshuar fatin e shumë grave në vend. Jo më kot, ajo njihet në qarqet politike si “Zonjë e hekurt”.

A do ta kishit marrë ndonjë herë me mend haxhin si një formë përkujtimi të një Gruaje, por jo vetëm kaq.

Mungesë për vendin e tyre, bekim për vendin pritës, e gjithmonë një frymëzim për shqiptarët në mëmëdhe apo gjetkë. Janë ata, të rinjtë për të cilët mburremi të gjithë dhe të cilët mbeten motivimi dhe shpresa e vetme për një brez të cilit i shkëlqejnë sytë tek sa shohin shembuj suksesi që arrijnë majat pas shumë vështirësish dhe sfidash që sjell emigracioni.

Jam në autobus në një nga linjat e Tiranës, ndërsa gra rreth meje shfryjnë pasthirrmën kronike verore”uh sa vapë, plasëm”. Të mbushura në djersë, me freskuese në dore që vërtisinin majtas djathtas nën refrenin e vazhdueshëm.

Muaji i Ramazanit përbën shpeesh herë dhe shkakun e pikëtakimit të dikujt me besimin.
Dhe, kur është fjala për femrën, kjo, pasi e ka ta obliguar vënien e një shamie në kokë në rast se vendos të shkojë në xhami, në rrethana të tilla ndoshta i duhet një instruktazh se si ta realizojë këtë.
Dy video të mëposhtme jua mundësojnë këtë. /tesheshi.com/

Punimet handmande kanë filluar të preferohen shumë kohëve të fundit. Por, përse po kthehen kaq shumë në trend?

Sociologia Merjeme Gashi është e lindur në Mitrovicë. Studimet bazike universitare, por edhe ato Master në drejtimin e sociologjisë, i ka të përfunduar në Universitetin e Prishtinës. Ka qenë aktive, duke e dhënë kontributin e saj në organizata të ndryshme joqeveritare, ndërsa s’ka pak kohë që u është rikthyer studimeve. Aktualisht është kandidate e doktoraturës në Universitetin e Stambollit në Degën e Sociologjisë. Teza e studimit është: Modernizimi i Shqipërisë dhe Neo-Nacionalizmi Shqiptar (1920 – 1939).

Fitesa nuk e kish menduar kurrë se një ditë do t’i përkushtohej një misioni shëndetësor, pa qenë fare në botën e mjekësisë.
Ka qenë thjesht të bërit nënë që e ka shtyrë në një ndërmarje të veçantë: të promovojë të mirën e gjidhënies te lehonat, duke shfrytëzuar rrjetet.
Fitesa Asllani Ibrahimi, punonjëse në Postë, ka hapur një grup në Facebook, “Lidhja për Gjidhënien – Përkrahim Nënat”, për t’i ndarë përvojat e saj me nënat tjera rreth gjidhënies.
Përkundër obligimeve të shumta, ajo ndan kohën e saj për t’iu përkushtuara nënave tjera në grup duke iu ofruar këshilla dhe përkrahje.

Mësimdhënia është një art më vete, që kërkon durim, takt dhe këmbëngulje. Mësuesit më të suksesshëm janë ata që edukojnë me zemër dhe jo me libër. Duke qenë se kanë në dorë edukimin e një kombi, përgjegjësia e mësuesve përballë shoqërisë është shumë e madhe. Për pasojë, edhe vlerësimi i tyre duhet të jetë një shtysë për të përmirësuar punën e palodhur me brezat e rinj. Koalicioni për Arsimin në Shqipëri, Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, prej vitesh i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë përzgjedhjes së mësuesve më të mirë, në të gjithë vendin, duke akorduar çmimin kombëtar “Mësuesi i Vitit”.

Femrat muslimane, me urtësinë dhe thjeshtësinë e tyre, kudo që shkojnë, përçojnë vetëm mirësi e dashuri mes njerëzve. Aktivitetet e tyre janë të njohura tashmë për mesazhet frymëzuese që përcjellin, për frymën e bashkëpunimit, ndjenjën e solidaritetit dhe unitetit. Një prej këtyre aktiviteteve është edhe Karvani i Femrës Muslimane, një prej aktiviteteve më të mëdha mbarëkombëtare të femrës muslimane në Ballkan, e organizuar nën kujdesin e Shoqatës Kulturore “Gruaja”. Pas një udhëtimi mbresëlënës në shtator të vitit 2016 në qytetin verior të Kukësit, u ndal këtë vit në metropolin shqiptar, për të tejçuar vlerat më të larta të fesë islame mes grave e vajzave tiranase.

Ajo quhet Ornela Celmeta dhe rrjedh nga një familje me prejardhje të besimit Islam në Yzberisht, por gjithmonë e sheh të kuruar me kujdes me shijet e moshës dhe është vajzë mjaft dinamike dhe inteligjente. Eksperienca e saj jetësore vjen nga gjimnazi i Medresesë së Tiranës dhe më pas ka emigruar bashkë me familjen në Itali ku ka jetuar për afro 8 vite të cilat sigurisht kanë lënë gjurmë tek ajo.

Pjesë e fushatës së ndërgjegjësimit për luftën kundër kancerit të gjirit janë bërë edhe një grup aktivistesh muslimane, që përmes prezantimit të një spoti synojnë t’iu drejtohen të gjitha grave dhe vajzave shqiptare, duke i ndërgjegjësuar që të kujdesen për shëndetin e tyre në kohë.

Hyrje e rëndësishme

"Burrë - grua, i pasur - i varfër, i bardhë – i zi, çdo trup në qiell e çdo njeri në tokë, Ditën e Gjykimit do të dalë përpara Zotit i vetëm, e duke ardhur vetëm si rob i Tij dhe asnjë dallim nuk do të bëhet!"

Sipas teksteve të përdorura për shqyrtimin e kësaj teme vërtetohet pa diskutim pjesëmarrja e gruas në të gjitha fushat e jetës në kohën e Profetit s.a.v.s.

Arbënora Fejza Idrizi nga Skenderaj po synon ta thyejë një rekord të Guinness-it me një punim të veçantë.
Bëhet fjalë për një lule të punuar sipas artit japonez, me një lloj letre të veçantë e cila thyhet 23 herë.
Rekordi aktual i kësaj luleje është 5 metra, kurse synimi i Arbënores është që ta bëjë 9 metra.
Arbënora ka treguar se i kanë kryer provat gjenerale dhe do t’ua dërgojnë videot stafit të Guinness-it.
Ajo ka thënë se ka marrë përkrahje të vazhdueshme nga Komuna e Skenderajt dhe se pret që do të marrë përgjigje pozitive nga stafi i Guinness-it.
Kurse Ramiz Shala, drejtor i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Skenderajt, ka thënë se kjo komunë dhe kryetari Bekim Jashari e kanë mirëpritur kërkesën e Arbënores dhe se ndihen krenarë me një sukses të tillë. Gjatë këtij punimi, Arbënores i ka ndihmuar edhe profesori Agim Agushi, dy herë rekordmen i Librit të Guinness-it./klankosova/

Me të vërtetë Kurani, si fjalë e zbritur nga Allahu xh.sh, është një mrekulli në vete dhe kjo shfaqët në shumë aspekte e një prej tyre padyshim se është edhe aspekti gjuhësorë.

Nënë Minja është gruaja 78 vjeçare që jeton në Tiranë e cila 12 herë ka qenë në haxh dhe 2 herë në Umre.