Lajme nga Kosova

Banorët e fshatit Dubravë të Suharekës do të jenë qytetarët e parë në Kosovë që dalin në referendum.

Në fshatin Lubovec të Skënderajt u bë përurimi i xhamisë së re - “Haxhi Islam Tahirit”.

Të premten e fundit të majit Sharri ishte më i bukur. Bjeshkëve të Sharrit, tani edhe me një xhami më shumë në fshatin Firajë, iu shtua bukuria edhe më, ndërsa për ta përuruar atë nuk munguan përfaqësuesit kryesorë të Bashkësisë Islame nga Ferizaj e Prishtina.

Më 6 maj 2016, pas 4 vitesh punë në restaurimin e saj, në mënyrë solemne u bë rihapja e xhamisë “Jashar Pasha”.

Në një ceremoni rasti, më 23 prill 2016, në fshatin Janjevë të Lipjanit u përurua restaurimi i xhamisë “Murat Bej”, ndërtesës shtesë dhe oborrit të xhamisë, projekt ky i financuar dhe ndërtuar nga Organizata Turke për Zhvillim dhe Rindërtim në Kosovë, “TIKA”.

Gjate kursit për trajnim të trajnerëve të klubeve të xhudos në Kosovë, imami i Këshillit të Bashkësisë Islame të Podujevës me detyrë në Lluzhan, Idriz Mehmeti , është certifikuar si trajner i xhudo-s, nga Komiteti Olimpik botërorë.

Në amfiteatrin e Medresesë së Gjilanit të martën më 01.03.2016 u mbajt Edicioni i dytë i Konferencës Akademike për Etikë “ KAE 2” organizuar nga koordinatori i medresesë së Gjilanit Mr.Arben Neziri dhe Këshilli i nxënësve të Medresesë, kryesuar nga nxënësi Gentrit Mehmeti.

Xhamia e fshatit Zabel i Ultë, Komuna e Drenasit, është bërë cak i hajnave.

Në oborrin e xhamisë në Drenas (Gllogovc) sot rreth orës 13:00 është gjetur një mjet i dyshimtë në një çantë, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Sadri Zogaj dhe familja e tij nga Ferizaj prej vitesh kishin jetuar në një shtëpi të vjetër dhe pa kushte për jetë. Ky nevojtar të hënën i ka dhënë fund këtij problemi pasi që xhemati i Xhamisë së Madhe “Mulla Veseli” në Ferizaj e ka bërë me strehë.

Video

Rikthimi te rrënjët, vakëfi dhe historia që u ringjall në konferencë

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!