Tema

Koprraci është ai që kursen tej masës edhe për sendet e domosdoshme për jetesë; ai që ka para dhe nuk ndihmon tjetrin kur ky ka nevojë, njeri dorështrënguar.

Rrahja është goditja e dy personave ndaj njëri-tjetrit me inat duke dashur ta lëndoj. Agresiviteti është ndjenja e sjelljes së ashpër ndaj njerëzve që posedojmë inat apo kemi nervozë momentale ku si pasojë mund të vinë sharjet (ofendimet) apo rrahjet.

Inati është dëshira e flakët që të largohen begatitë apo të mirat nga ai i cili i meriton ato.

Plogështia është ndjenja e njeriut ku vije në konsideratë mungesa e vetëbesimit për ta arritur një qëllim jetësor, apo edhe me arritjen e tij mospërdorimin e tij.

Tradhtia është një fenomen i sjelljes së devijuar, që personifikohet me ngacmimin e meshkujve ndaj femrave apo e kundërta në forma të ndryshme, pavarësisht nëse ai ngacmim ndodh nëpër tregje, parqe apo vende të tjera publike, ose ndodh nëpërmjet aparateve bashkëkohore të komunikimit sikurse telefoni, interneti e të ngjashme me to, me qëllim mbajtjen e lidhjeve të ndaluara sipas sheriatit, më e keqja e të cilave është zinaja (kurvëria).

Homoseksual është ai person, i cili ka parapëlqime dhe kërkon aktivitet seksuale me njerëz të seksit të vet.

Thotë Allahu i Madhëruar: "Momenti (i katastrofës së përgjithshme) është afruar, e hëna është çarë (në dysh).“ (El-Kamer, 1)

Zina cilësohet në fenë Islame marrëdhënia seksuale ndërmjet mashkullit dhe femrës që nuk janë martuar me njëri-tjetrin ose nuk kanë fejesë.

Epshi është dëshirë kimike, hormonale dhe emocionale për të bërë marrëdhënie intime. Epshi është egoist. Por, epshi nuk i përfshin vetëm këto marrëdhënie pasi i qaset të gjitha dëshirave të njeriut. Në momentin kur mbiçmohet epshi drejtësia fillon të zhduket dhe dituria të venitet.

Xhelozia është njëra nga emocionet më shkatërruese ose ndjenjë e cila një njeri ka drejt qenies njerëzore tjetër. Ajo, shkakton te njeriu një dëshirë të ligë për të tjetër dhe të jetë i gëzuar kur fatkeqësitë bien mbi ta.

Video

Atmosferë madhështore e Festës së Bajramit në Prishtinë

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!