Kerko

S’ka dyshim se Allahu xh,sh ka krijuar çdo gjë në formën më të përsosur dhe se çdo krijese ia ka caktuar orbitat lëvizëse dhe funksionet e saj.

Besnikëria e vërtetë ndaj atdheut

Njeriu përveç gjuhës së tij ka mësuar në mënyrë instiktive të përdorë me të njëjtën mënyrë edhe një gjuhë tjetër, atë që quajmë Gjuhën e Trupit.

Është transmetuar nga Pejgamberi a.s. se një dite e ka dëgjuar sahabiun e nderuar Ebu Musa El-Esh`ariun duke lexuar Kur`an dhe mësoi-kuptoi Pejgamberi a.s. leximin e tij me një zë të bukur dhe këndim të këndshëm, e kur e kuptoi sahabiu këtë tha: sikur ta dija se ishe duke më dëgjuar, do ta zbukuroja edhe më tepër këndimin e Kur`anit.

Po ashtu Muhamedi a.s. i ka thënë se vërtetë t`u ka dhënë melodia, zërimi, eho, prej zërimit të familjes së Davudit. E dihet që Davudi a.s. lexonte e këndonte Zeburin në mes të bjeshkëve, e kur këndonte përthyhej zëri e krijohej eho që sot bëhet nga kupollat e xhamive.
Fjala mekam është fjalë e re, por shtrohet pyetja se a kanë kënduar Kur`an sahabinjët dhe Pejgamberi a.s. në mekamet e tyre. Përgjigjja është po. Çdo mekam që është i njohur sot është nxjerr nga leximi i Pejgamberit a.s. ose nga leximet e sahabinjëve që ishin shpërndarë nëpër botë. Sahabinjët e Pejgamberit a.s. ishin 124 mijë. Pse Muhamedi a.s. zgjodhi Bilallin si myezin? Sepse Muhamedi a.s. është njeriu që më së miri mund të përzgjedh dhe të njoh zërin duke thënë se zëri i tij është më depërtuesi(thellë).
Kur`ani në leximin e tij ka shkencën e texhvidit,e cila bën që leximi dhe këndimi i Kur`anit të bëhet me rregulla dhe shqiptim të drejtë të fjalëve të Allahut xh.sh..
Pas mësimit të texhvidit dhe rregullave të tij, duhet të mësojmë mënyrën e të kënduarit dhe formave të saja, e në veçanti shpejtësinë dhe zgjatjen e këndimit dhe rregullave të saj.
Edhe texhvidi, e edhe mekamet janë të lidhura njëra me tjetrën. Gjithashtu e rëndësishme në lexim është baraspeshimi i leximit të tij në zgjatje dhe intonacione të zërit të tij. Aplikimi i mekameve është një shkallë më e lartë e të kënduarit që jep zbukurimin e leximit, varësisht se çfarë kuptimi kanë ato ajete. Lexuesi duhet ta njoh zërin e tij dhe mundësitë e përdorimit të tij. Kjo është rregulli parësor për të hyrë në formësimin dhe këndimin e ajeteve në mekame të ndryshme.
Allahu ka bërë që krijesat të kenë zëra të ndryshëm, por edhe tek njerëzit variojne llojet e zërave, duke filluar nga ato të hollë si fëmijë, e që më pastaj të trashet dhe të merr pjekurinë e saj pas moshës së pubertetit. Gjithashtu ka zëra të vegjël, të mëdhenj, me intonacione të larta, e edhe zëra të mbushur apo të plotë etj. Çdo zë ka tingull dhe ka muzikalitet të formës së vet. Kjo është për shkak të krijimtarisë së Allahut në krijesat e Veta. Edhe të qarat dhe britmat e foshnjës që lind lëshon tinguj muzikor që tingëllojnë në veshët tanë. Por, a janë të gjithë zërat dhe tingujt me muzikalitet të bukur, përgjigja është jo.

Çka është mekami?

Mekami është bashkimi i rrokjeve dhe i notave në zërin tonë që formohet në intonacione dhe në vende të veçanta, andaj edhe formohet mekami-melodia.
Mekami është formuluar nga zëri ne mënyrë natyrale, duke kombinuar shqiptimin e shkronjave nga fyti i lexuesit dhe që çdonjëri ka mekamin me të cilin lexon, por që ata që merren me mekam kanë vendosur rregulla varësisht se çfarë mekami që është dhe ku është zhvilluar (krahinë).
Mekami përçon tek dëgjuesi ëmbëlsinë dhe tregon qëllimin e këndimit, edhe nëse është gjuhë e pakuptueshme për dëgjuesin, e kjo tregon se mekami flet me dëgjuesin në mënyrën e vet në aspektin emocional.
Mekamet zhvillohen me ushtrime të natyrshme dhe me dëgjim të veshit muzikal.
Mekamet ndërtohen në një oktavë, e oktava i ka 8 nota [do, re, mi, fa, sol, la, si, do]
Ka jashtëzakonisht shumë mekame në botë rreth 30-40 sosh.
Mekamet janë në origjinal shtatë, por është shtuar në fund edhe mekami i tetë Kurdi që janë të përmbledhura në fjalinë SUNIA BISIHRIK.

1. Mekami S-Saba` është mekam spiritual-shpirtëror dhe emocional i fortë e me emocion-ndjeshmëri të lartë, e kjo melodi tregon dhembshurinë, qarjen, mërzinë, si p.sh,vdekjen, vetmin, etj. Zakonisht përdoret kur lexohen ajete rreth përgjigjeve dhe vendimeve, e kjo shprehet më shumë në ajetet e xhenetit dhe xhehenemit, p.sh. ilahinë

sal-lallahu ala Muhammed
sal-lallahu alejhi ve sel-lem.

Shejh Jasir Ed-Devserij reciton në këtë mekam.
Nënllojet e këtij mekami janë: Saba, Saba Zamzam

2. Mekami N-Nehavend. Ka marr këtë emër për shkak të një qyteti në Persi, është melodi e shpjegimit dhe e cilësive, duke pasur frikën në mendim si p.sh. ka dal, ka shkuar, është bërë, etj.
Nënllojet e këtij mekami janë: Farahfaza, Nahawand, Nahawand Murassah, Ushaq Masri
Lexuesi Teufik Es-Sajig

3. Mekami A-Axhem është melodi e gëzuar qe tregon fëmijërinë, gëzimin. Prandaj i thuhet mekam humasij që do të thotë me pesë fjalë-rrokje gëzimi të përsëritura.
Nënllojet e këtij mekami janë: Ajam, Jiharkah, Shaëq Afza.
Lexuesi Halid Abdul-Kafi

4. Mekami B-Bejati është melodi që përdoret edhe ashtu edhe kështu, d.m.th., edhe gëzim edhe mërzinë, p.sh. {ezani i Medines}
Mekami bejati zakonisht fillon me notën Do, por mund të filloj edhe me G, apo A.
Fillimi i leximit të Kur`anit {eudhu besmele} dhe përfundimi {sadekallahul-adhim} zakonisht është në mekamin betyati.
Ky lloj mekami është shumë i përhapur dhe konsiderohet shumë i thellë sikurse deti, por edhe i lehtë në këndim.
Nënllojet e këtij mekami janë: Bayati, Bayati Shuri, Husseini.
Lexuesi Mahir El-Muajkli

5. Mekami S-Sika është melodi e qetësisë, shpirtit, kërkimit të shpërndarjes etj, p.sh në ilahinë

Taleal bedru alejna
min thenijatil veda`
vexhebesh-shukru alejna
ma dea lil-lahi da`

ejjuhel-meb`uthu fina
xhi`te bil-emril muta`
xhi`te sher-reftel-medineh
merhaben ja hajre da`

vel-tekajna bil-ilahi
kad texhemna shebabe
lem tufer-rikna durubun
kad tehad-dejnas-sibau`

nertexhi xhenneti rabbin
nebtegi minhuth-thevabe
tahte dhil-lil arshin nuska
maen anin ubabe ubaben

Nënllojet e këtij mekami janë: Bastanikar, Huzam, Iraq, Mustaar, Rahat El Arwah, Sikah, Sikah Baladi.

6. Mekami H-Hixhaz është melodi që përdoret në Gadishullin Arabik dhe thuhet edhe Kudsi, ky lloj i mekamit ka lloje të ndryshme në llojin e vet si: hixhaz Garib, hixhaz medeni, hixhaz methnevij, hixhaz kar, etj {p.sh. ezani Mekës dhe i Kudsit}. E në veçantinë e shqiptimit të ezanit, shkronjën R e shqiptojnë të lehtë.
Nënllojet e këtij mekami janë: Hijaz, Hijaz Kar, Shadd Araban, Shahnaz, Suzidil, Zanjaran

7. Mekami R-Rast,apo Rasd.
Nënllojet e këtij mekami janë: Mahur, Nairuz, Rast, Suznak, Yakah

8. Mekami K-Kurd.
Nënllojet e këtij mekami janë: Kurd, Hijaz Kar Kurd

Mekamet fillojnë sipas këtyre notave:



Ka edhe ngjyra të mekameve sipas vendeve, si p.sh. lindjes, perëndimit, etj, e këto nuk janë mekame, por ngjyra të tyre.

Oktavat janë të ndara në tetë nota: do, re, mi, fa, sol, le, si, do.
Notat ndahen edhe në gjysmë note, por në meloditë arabe si veçanti kanë edhe ¼ të notës, e cila përdoret kur të ulet zëri për ¼ e notës kalon në mekamin tjetër.
Sipas këtyre notave mbahet edhe intonacioni i zërit.

Muhamed El-Gazali të gjitha mekamet i ka përshkruar në një poezi të thurur duke përshkruar veçantitë dhe intonacionet e tyre, e ajo është kështu:

Mekamur- rasti, vel-axhemi xhemilun
Ken-ne sike bihi fen-nun asilu
Ve ba`de hus-saba ihsasu huznin
Bihi ja sahibi dem`I jesilu
A ve bin-nehevend ve bin-nehevendi vel-kurdi setel ka
Bil-ba`del-vud-di vel-atfi bedilu
Ve in rumtel-edhan
Ve in rumtel-edhane fedha hixhazun
Judavin-nefse lil-hem-mi juzilu
Ve nahnu bil bejati neshide vexhdin teduru bihir-ru usu ve testemilu

Në Kur’anin Famëlartë ekziston një kaptinë që besimtari e lexon çdo ditë, ne çdo namaz të tij, dhe në çdo rekatë. Kaptina në fjalë quhet El-Fatiha, apo siç njihet ndryshe Ummul Kur’an.

Vetëvrasja është një nga mëkatet më të mëdha, e cila, sipas disa dijetarëve islamikë, zhvlerëson Islamin dhe besimin e individit.

Shumë zbulime të fundit të bëra nga shkenca moderne janë përmendur në Kur'an, të shpallura mbi 1.400 vjet më parë.

Humanizmi është ndjenjë e lartë dhe dashuri e thellë ndaj njerëzve, kujdes për mirëqenien e njerëzve, qëndrim njerëzor.

Fëmijët e sotëm janë shpresa e të nesërmes. Fëmijëria është guri esencial në ndërtimin e formimit të besimit, në pranimin e vlerave të larta dhe në përgatitjen e natyrshmërisë së fëmiut për pranimin e besimit të shëndoshë sikurse ka thënë i Dërguari i Allahut: “Çdo fëmijë lindë në natyrshmërinë e tij.”

Falënderimet i takojnë vetem Allahut xh.sh., ndërsa përshëndetjet qofshin mbi zotëriun tonë, Muhammedin a.s., familjen, shokët dhe mbare pasuesit e tij deri ne perjetesi!

Falënderimet e adhurimet i takojnë vetëm Allahut xh.sh., Zotit të botrave, salavatet dhe selamet tona qofshin mbi Pejgamberin a.s., familjen, shokët dhe të gjithë ata që e ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.