Tema

Paola Garcia

Thashetheme do të thotë të përcjellësh fjalë midis njerëzve duka pasur për qëllim shkatërrimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Ngrënia dhe pirja pa kontroll aludon në ngrënien dhe pirjen e gjithçkaje që kemi para vetës që është e përafërt edhe me epshin.

Shkapërderdhja (teprimi) në vetvete, është tejkalim i kufirit të përcaktuar mbi diçka.

Koprraci është ai që kursen tej masës edhe për sendet e domosdoshme për jetesë; ai që ka para dhe nuk ndihmon tjetrin kur ky ka nevojë, njeri dorështrënguar.

Rrahja është goditja e dy personave ndaj njëri-tjetrit me inat duke dashur ta lëndoj. Agresiviteti është ndjenja e sjelljes së ashpër ndaj njerëzve që posedojmë inat apo kemi nervozë momentale ku si pasojë mund të vinë sharjet (ofendimet) apo rrahjet.

Inati është dëshira e flakët që të largohen begatitë apo të mirat nga ai i cili i meriton ato.

Plogështia është ndjenja e njeriut ku vije në konsideratë mungesa e vetëbesimit për ta arritur një qëllim jetësor, apo edhe me arritjen e tij mospërdorimin e tij.

Tradhtia është një fenomen i sjelljes së devijuar, që personifikohet me ngacmimin e meshkujve ndaj femrave apo e kundërta në forma të ndryshme, pavarësisht nëse ai ngacmim ndodh nëpër tregje, parqe apo vende të tjera publike, ose ndodh nëpërmjet aparateve bashkëkohore të komunikimit sikurse telefoni, interneti e të ngjashme me to, me qëllim mbajtjen e lidhjeve të ndaluara sipas sheriatit, më e keqja e të cilave është zinaja (kurvëria).

Homoseksual është ai person, i cili ka parapëlqime dhe kërkon aktivitet seksuale me njerëz të seksit të vet.