Kerko
Po vijnë ditë që dallohen nga të tjerat dhe nuk janë një apo dy, por plot 30 ditë të njëpasnjëshme, të cilat i pret me shumë mall e shumë gëzim e gjithë bota islame.
Shumë prej cilësive hyjnore janë të pranishme te krijesat tokësore dhe nëntokësore, sigurisht me një përqindje minimale në krahasim me ato të Zotit të Lartësuar. Njëra prej tyre është ndjenja e dashurisë, e cila buron direkt prej Zotit, i Cili e shpërndan dhe e instalon në çdo qenie të gjallë.
Sa herë që vjen muaji në të cilin ti linde, ulem, të imagjinoj para syve e dua të të flas. Edhe pse të përfytyroj të heshtur para meje, kujtoj thëniet e tua, të cilat më bëjnë që të krijoj një imazh me lëvizjet e buzëve të tua dhe fytyrës tënde.
Sërish erdhi stina ku pëllumbat e bardhë të shtegtojnë, të rendin e të vrapojnë drejt folesë, ku do të qëndrojnë dhe do të ndiejnë ngrohtësinë, ëmbëlsinë dhe mikpritjen e saj për disa ditë. Pëllumbat e bardhë janë haxhilerët me ihram, veshja identifikuese dhe simbolikë e çdo haxhiu, ndërsa foleja është Qabeja e Shenjtë, e cila mirëpret në gjirin e saj dhe rreth e përqark, vizitorë e mysafirë nga të katër anët e botës.
I dashur Muhamed a.s! Unë që po të shkruaj, jam një i përmalluar ndaj teje, që nga dita që nisa të dëgjoj e të lexoj për ty.
Edhe pse kanë kaluar mbi 25 vjet nga dita, në të cilën u ula në bankën e klasës së parë, kujtimi i asaj dite për mua ka mbetur i freskët. Xhiroj së prapthi shiritin e kujtesës dhe ja tek më shfaqen përpara imazhet e asaj dite të paharruar, në të cilën ti mësues i dashur, na mirëprite me buzëqeshje, me ëmbëlsi, sikur të ishe prindi ynë, pasi ti i tillë u shndërrove, për aq vite sa ishim nxënësit e tu.
24 vjet më parë, më 10 janar 1992, hapi dritaren e saj gazeta dyjavore, më pas e përmuajshme “Drita Islame”, prej së cilës filloi të rrezatojë një dritë, e cila nuk ngroh trupin, por depërton brenda tij në shpirt e në zemër, për t’i ushqyer ato me një ushqim më të vlefshëm dhe më jetëgjatë sesa ai trupor, si dhe për t’i pajisur me një energji pozitive, me qëllim që produkti dhe impakti i saj të ndihet përditë.
Viti me 365 ditë i ngjan një libri me 365 fletë, në të cilat janë të shkruara punët tona, qofshin të mira apo të këqija, të vogla apo të mëdha.
Pa dyshim që keni dëgjuar për “Murtajën e shekullit”, për “Bombën shkatërruese”, për “Vrasësen më të madhe”, më të pamëshirshme, për atë që ka vrarë dhe që vazhdon të vrasë me miliona njerëz, për atë e cila po të preku të dogji.
Çdo i pafajshëm që është burgosur, pret me padurim kur do të lirohet dhe kur do t’i jepet e drejta e mohuar.
Në secilën anë që hedhim vështrimin, vërejmë gjurmë të varfërisë. Në mesin e shumë fëmijëve, gjejmë nga ata që shijojnë etjen e urinë, e shumë të tjerë të zbathur e të leckosur.
Sa herë që afrohet periudha e Haxhit, ëndrra ime për ta vizituar Qaben zgjohet dhe bëhet më aktive, edhe pse gjatë gjithë vitit ajo zgjuar është dhe pret me padurim që të mos mbetet më ëndërr, por të realizohet e të bëhet realitet.