Kerko

Muaji i Ramazanit është muaji i nëntë i kalendarit islam lunar, dhe në këtë muaj muslimanët agjërojnë. Agjërimi është një nga pesë detyrat praktike të obliguara të fesë islame për muslimanët, dhe këtë detyrë muslimanëve ua ka obliguar Zoti në Kur’an dhe e ka sqaruar praktikisht profeti Muhamed, paqa e Zotit qoftë mbi të, në thëniet dhe në praktikën e tij.

Jursiti i njohur i shkollës juridike Malikite nga Endelusi (Spanja), Muhamed ibn Jebki ibn Zerb, kur e pranoi detyrën e gjykatësit, gjë që iu imponua e jo se e deshi vetë, e dkelaroi pasurinë e tij. Me fjalë tjera, kur u mblodhën shokët dhe miqtë e tij që ta urojnë për detyrën e re, Muhamed ibn Jebki ibn Zerb e nxorri para tyre një arkë me pasuri, ari e argjend, dhe kërkoi prej tyre që të dëshmojnë se ai e posedon këtë pasuri para se të bëhet gjykatës, e jo pasi është bërë gjykatës, me qëllim që mos bëhet objekt bisedash dhe shpifjesh se këtë pasuri e ka arritur pasi është bërë gjykatës.

Jetëshkrimi i Muhamedit s.a.v.s., apo siç emërtohet në gjuhën arabe es-sire, paraqet fokusim të mendimeve, ndjenjave, veprave dhe aktiviteteve të muslimanëve në të gjitha kohërat. Sireja, si sintezë multidimensionale jetësore, vështruar nga të gjitha këndet, është rrugë ideale e personalitetit njerëzor të frymëzuar nga fjalët hyjnore, të cilat ishin binarë të vërtetë mbi të cilat e zhvilloi aktivitetin e vet Muhamedi s.a.v.s.

Islami është fe universale, e shpallur për tërë njerëzit, pa dallim race, kombi, vendi, pozite apo ndonjë privilegji tjetër, si dhe për të gjitha kohërat. Para Allahut të Madhërishëm, të gjithë njerëzit janë të njëjtë, të barabartë, pa privilegje ndaj njëri-tjetrit. Dallimi i vetëm që merret në konsiderim te Allahu i Madhërishëm është devotshmëria dhe sinqeriteti. Allahu i Madhërishëm në Kur’an thotë:

Muhamedi, paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, në thëniet e tija, i foli njeriut për vlera madhështore, të cilat paraqesin bazament të forte të kulturës së lartë, ardhmërisë së shëndoshë dhe mirëqenies shoqërore. Për të folur për këto vlera dhe thënie, do të na nevojitej shumë kohë dhe hapësirë, ndërkaq ne me këtë rast, do të përmendim disa prej tyre, sa për ilustrim:

Sa herë që përmenden betejat, përfshi këtu edhe betejën e Bedrit, njeriu mendon për gjak, konflikt, shkatërrim, vrasje dhe humbje për qenien njerëzore.

Të drejtat e njeriut në Islam

Në kohën e sotme flitet me të madhe për tolerancë, dhe perëndimi prezantohet si mishërim i tolerancës, mirëkuptimit, mundësive të barabarta për të gjithë dhe mosdiskriminimit.

Haxhi, si kusht i pestë i fesë Islame, gjegjësisht një nga pesë shtyllat mbi të cilat ngritët Islami, në mes tjerash, është edhe dëshmi e besimit të fortë e të paluhatshëm në Allahun e Madhërishëm, përqendrimit konsekuent dhe permanent në fe, përkushtimit të sinqertë ndaj fesë dhe zbatimit korrekt e të përpiktë të normave fetare.

Bedri paraqet një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së ekzistimit të umetit islam.

Rruga e udhëtimit të natës për Muhamedin s.a.v.s. nuk mbaroi në Mesxhidi Aksa, por prej atje vazhdoi në sferat e larta qiellore.

Nga ana e qëllimkëqinjve u hodhën shumë hipoteza e dilema rreth realitetit të vullnetit e lirisë së njeriut në Islam.

Vitet e para të dekadës së dytë të shekullit XXI, marrë parasyshë përcaktimet gjeostrategjike në politikën botërore në rajonin e lindjes së mesme, reflektuan si asnjiherë më parë dhe më fuqishëm, nevojën e faktorizimit të popullit dhe pastrimin e tokës së kontaminuar nga korrupsioni, nepotizmi, dhuna politike dhe abuzimet e të gjitha llojeve mbi të cilën qëndronin pushtetet diktatoriale në botën arabe.

Bixhozi është një e keqe tjetër prej të cilës duhet të ruhet shoqëria njerëzore, sepse përhapja e kësaj të keqe në shoqëri do të thotë shkatërrim i shoqërisë, humbje e dinjitetit të njerëzve, çrregullim i marrëdhënieve ndërnjerëzore, futje e armiqësisë, humbje e pasurisë dhe shkatërrim i saj, mospërfillje e obligimeve familjare dhe zhytje në humnerë morale e materiale.

Shumë qëllimkëqij nxjerrin lot krokodili për femrën e mbuluar muslimane, sepse, sipas tyre, ajo është privuar nga liria dhe i është bërë padrejtësi e madhe, duke e lënë të mbyllur, të izoluar dhe larg shkollimit e ngritjes intelektuale.

Është i paevitueshëm fakti se vazhdimisht në kokat e atyre që e kanë lënë vakëf veten dhe kohën aq të shtrenjtë për të gjurmuar në oqeanin e madh të mësimeve islame se mos vallë do të gjejnë korridore të ngushta dhe të çuditshme të “dobësive”, shkojnë vërdallë ide dhe dilema të cilat, nëse flasin për diçka, flasin vetëm për atë se në kokat e tyre ende ekziston ideja se do ta gjejnë fundin e botës.

Idetë dhe mendimet e të riut të sotëm muslimanë, vlojnë nga ndjenjat e refuzimit të autoktones si rezultat i dekadencës së umetit Islam në rrafshe të shumta, e në veçanti në atë teknologjik dhe industrial, dhe zhvillimit marramendës të tjerëve në fushat përkatëse.

Historia botërore është e mbushur përplot me ngjarje historike dhe ndodhi të rëndësishme të cilat flasin për të kaluarën e lavdishme të popujve, të cilëve u takojnë këto ngjarje dhe ndodhi.

Haxhi është kushti i pestë i fesë islame, ashtu si e ka paraqitur edhe i Dërguari i Allahut s.a.v.s. në një hadith të tij, shtyllë e Islamit. I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:

Liria është fjala më e dashur për njeriun, dhe historikisht, njeriu ka bërë sakrifica të mëdha dhe ka paguar çmim të lartë për lirinë.