Kerko

Koha në të cilën jetojmë me plotë të drejtë do të mund të cilësohet periudhë e luftës së njeriut për ta gjet vetveten dhe për ta mbajtur në jetë origjinalitetin e vet, ngase mjetet e komunikimit bashkëkohor sa kanë anë pozitive, aq ndikojnë edhe negativisht duke u mundësuar elementeve djallëzore destruktive njerëzore që ta ushtrojnë ndikimin dhe influencën e vet mbi njerëzit dhe shoqëritë, ashtu që do të formojnë nga propagandat e tepërta dhe të vazhdueshme qenie njerëzore që nuk e njeh veten, e ka humbur identitetin dhe vrapon pas modës së tjetrit pa diskutuar fare për konstruktivitetin apo jo konstruktivitetin e asaj që e imiton.

Personaliteti i të riut musliman duhet të jetë simbol i sinqeritetit dhe besnikërisë,ndërsa tradhtia duhet të jetë fjalë e pa njohur për fjalorin e tij.

Një nga pikat e dobëta më të theksuara të botës Islame, e në këtë rast edhe të të rinjve musliman, është planifikimi dhe programi i jetës dhe veprimtarisë së tyre.

I riu musliman bashkëkohor, pa dyshim se, në formimin e bindjeve dhe botëkuptimeve të veta, varet nga rrjedhat globale në botë, e cila si rezultat i zhvillimit gjigant të mediave, është shndërruar në plotëkuptimin e fjalës “fshat i vogël”.

Rinia islame sot është e përshkuar edhe nga ndjenja e gabuar e të qenit formacion rezervë, gjegjësisht shumë të rinj mendojnë se ata janë formacion rezervë për shoqërinë, dhe nuk mund të jenë faktor kyç në shoqëri, sepse këtë duhet ta bëjnë më të vjetrit.

Koha në të cilën jetojmë është mjaft dinamike dhe sot në botë ndryshimet ndodhin në një shpejtësi marramendëse, e me këtë e gjithë bota zihet në vorbën e ndryshimeve të natyrave të ndryshme që i përjetojmë sot.

Një nga veçoritë e Islamit në përgjithësi, është se e unjisoi fjalën dhe veprën, apo anën teorike dhe anën praktike.

Periudha e thirrjes islame në Meke, në krahasim me atë në Medine, mund të cilësohet si periudhë e zhvillimit të umetit islam me hapa të ngadaltë, por të sigurtë, dhe me një fidbek stabil në individë dhe familje, ngase akoma nuk kishte marrë formën e shoqërisë së organizuar në shtet, edhe pse që në ditët e para, kemi edhe shoqërinë e parë islame nga burra dhe gra besimtarë, e që do të kulmojë, në këtë periudhë, me sistemimin e tyre në një qendër udhëheqësie dhe planifikimi në shtëpinë e Erkam bin El-Erkamit.

Për çdo vit, në ditën e dhjetë të muajit Dhu-l-hixhe, muslimanët në katër anët e botës e festojnë festën e kurban bajramit, një festë me mesazhe, porosi dhe simbolika madhështore për umetin islam, për gjithë njerëzimin, si dhe për mendimin përparimtar human.

Në fund të muajit të bekuar të Ramazanit, muajit të agjërimit dhe sakraificës shpirtërore e materiale të besimtarit, vijnë edhe shpërblimet për ata që e kanë kaluar këtë muaj konform porosive të Atij që e bëri farz agjërimin-Allahut të Madhërishëm.

Në historinë e njerëzimit jo rrallëherë gjinden popuj, religjione e besime, të cilët ndaj natës dhe errësirës kanë botëkuptime të dominimit të të keqes dhe zotërimit të terenit nga ana e shpirtërave të këqij, fantazmave, demonit etj.

Sheshi “Tahrir” i Kajros, i cili u shndërrua në simbol të rezistencës kundër diktatorëve dhe luftës për liri e pushtet të popullit, sërish u ndez dhe u gjet në ballë të lajmeve të mediave botërore.

Muaji Shaban është muaji i tetë i kalendarit të Hixhretit, gjegjësisht është një muaj para muajit madhështor të Ramazanit, muajit të mëshirës dhe faljes.

Ngjarja më e rëndësishme e pjesës së parë të këtij viti, që e befasoi për të keq mbarë botën, padyshim është shpërthimi i centralit bërthamor të Fukushimës në Japoni, i cili nuk e tronditi vetëm Japonin dhe rajonin e lindjes së largët, por edhe pjesët tjera të ruzullit tokësor, ngase frika nga arritja e rezeve radioaktive filloi të ndjehet tek edhe në brigjet e Amerikes, gjegjësisht bëheshin lutje që mos të ketë erëra të cilat do ta venin në siklet të madh këtë fuqi bërthamore.

Koha është prej begative më të çmueshme dhe më të mëdha që Allahu xh.sh. ia fali njeriut.

Në historinë e njerëzimit jo rrallë herë gjenden ndodhi që flasin se palë të caktuara me mish e me shpirt janë munduar që të diktojnë në masë një opinion të caktuar për një popull dhe për evenimentet e tij më të rëndësishme, gjegjësisht kanë plasuar dyshimet për atë që mund të quhet “teatër kukullash” ku lëvizja e gjymtyrëve të kukullave nuk bëhet nga vetë kukullat, por bëhet nga persona të cilët qëndrojnë në prapaskenë, pas perdeve, dhe përmes perit i lëvizin pjesët e kukullave.

Kurbani është një institucion i cili haset te të gjithë popujt, në të gjitha periudhat historike dhe te të gjitha fetë e besimet.